Panorama (Albania)

Hekurudha Tiranë- Durrës- Rinas, projekti deri në 2020

Fatura e projektit 90 milionë euro, linjë e re Kashar- Rinas

-

Qeveria pritet të nisë së shpejti ndërtimin e linjës hekurudhor­e Tiranë- Durrës- Rinas. Projekti synon rehabiliti­min e linjës ekzistuese dhe ngritjen për herë të parë të një linje hekurudhor­e me Aeroportin e Rinasit. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje marrëveshj­en për marrjen e huas me vlerë 36 milionë euro nga BERZH. Zv. ministri i Financave, Erjon Luçi, tha se kostoja totale e projektit të linjës hekurudhor­e është 90.5 milionë euro, ku përveç huas që do të merret nga BERZH, do të financohet me grande nga Bashkimi Europian në vlerë 34.9 milionë euro. Zv. ministri i Financave tha se projekti do të mbyllet brenda vitit 2020. “Projekti është racional në aspektin e disbursimi­t, pasi është 36 milionë euro kredi me terma të butë që do të jepen nga BERZH, si dhe është e plotësuar me 35 milionë euro grande nga Komisioni Europian, që e bën afërsisht gjysmë për gjysmë mbulimin e kostos së projektit. Projekti pritet të përfundojë brenda vitit 2020 dhe shpresojmë që projekti të përfundojë në kohë, pasi ka shumë rëndë- llogaritet kostoja për hekurudhën Tiranë- Rinas, ku 36.9 milionë euro parashikoh­et vlera e huas nga BERZH, me maturim 15vjeçar, duke përfshirë periudhën prej 3 vjetësh pa pagesë principali si për gjendjen e hekurudhës, por edhe për ekonominë”, u shpreh Luçi. Për zv. ministrin e Transporte­ve, Bahri Shaqiri, realizimi i projektit do të është gjatësia e linjës hekurudhor­e Tiranë- Durrës që do t’i nënshtrohe­t rehabiliti­mit sipas standardev­e të BE- së, ndërsa linja e re Kashar- Aeroporti i Rinasit do të jetë me gjatësi 4.7 km ndikojë në reduktimin e trafikut rrugor në autostradë­n e Durrësit. “Rehabiliti­mi i linjës hekurudhor­e ka për qëllim modernizim­in e saj nëpërmjet përmirësim- it të karakteris­tikave të linjës hekurudhor­e në përputhje me standardet e BE. Gjithashtu, rehabiliti­mi i kësaj linje ndikon edhe në rritjen e sigurisë së transporti­t hekurudhor të mallrave dhe udhëtarëve, nëpërmjet Tiranës e Durrësit dhe Aeroportit të Rinasit me një linjë të re hekurudhor­e Kashar- Rinas dhe në të njëjtën kohë ndikon në zhvillimin ekonomik të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit. Gjithashtu, ndërtimi i një linje të re hekurudhor­e kontribuon në reduktimin e trafikut rrugor Tiranë- Durrës”, u shpreh zv. ministri i Transporte­ve. Projekti parashikon rehabiliti­min e linjës ekzistuese me gjatësi 34.2 km, ndërsa linja e re hekurudhor­e nga Kashari për në Aeroportin e Rinasit do të ketë gjatësi 4.7 km.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania