Panorama (Albania)

Prokuroria: Vrasja në kufi për 12 mijë eurot e drogës

Zbardhet krimi, viktimës Zarif Alliu iu bë pritë nga borxhliu

-

Prokuroria e Korçës ka zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur në fshatin Brançanj të rrethit të Devollit, më 18 mars, ku mbeti i vdekur 44vjeçari Zarif Alliu, pas një sherri të nisur për prishjen e pazareve të drogës.

Prokuroria bën me dije se shkak për përplasjen e dy grupeve është bërë një shumë prej 12 mijë eurosh për Alliun si pagesë për transporti­n e drogës për në Greqi. Sipas Prokuroris­ë, ngjarja është zbardhur nga deklarimi i Daniel Tolës, pasi Mendar Burnazi, i cili ishte gjithashtu me Alliun, nuk ka treguar të vërtetën në deklarimin e tij, duke thënë se po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin dhe ranë pre e një grabitjeje. Por sipas Tolës, ai është telefonuar nga Mendari dhe i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj, se edhe taksinë që do të merrte do t'ia paguante ai. Në momentin që është afruar në fshat, nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit, te rruga që njihet si "Rruga e Varrezave", rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Në momentin e qëndrimit, nga një magazinë aty afër ka dalë një person dhe i ka kërkuar Daniel Tolës të largohet 100 metra nga makina dhe më pas ka shkuar e ka paguar taksinë. Më tej, Tola thotë se e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave, ku ka parë Zarif Alliun dhe Mendar Burnazin të shtrirë përtokë dhe ku i është kërkuar nga personat e tjerë që t'i merrte të dëmtuarit. Al- liu dhe Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportu­an në spital dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha Alliu ndërroi jetë. Nga hetimet rezulton se viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë pasur aktivitet kriminal në drejtimin e transporti­t të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit. Në deklarimin e mëvonshëm marrë nga Mendar Burmazi, mësohet se viktima kishte pasur marrëdhëni­e me një shtetas ende të paidentifi­kuar, i cili i ka ngritur pritë, duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë- Bilisht. Ai i ka çuar në fshatin Braçanj, te varrezat, ku sapo zbritën, kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare, por më shumë mbi Zarifin, pasi inati dhe problemi ishte me të. Burmazi shprehet se kjo kishte të bënte me një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai e identifiko­n si "Dajo", jo nga zona e Korçës, por nga Shqipëria e Mesme, ose e Veriut, në një shumë prej 12.000 eurosh për transport të lëndëve narkotike.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania