Panorama (Albania)

ARRESTIMI I KORRIERIT ZBULOI GRUPIN

-

Tetë persona të akuzuar si anëtarë të një grupi që trafikonte kokainë, u arrestuan dje në Shqipëri dhe në Itali në të njëjtën kohë.

Grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Holanda, Belgjika e Luksemburg­u, në Italinë Veriore dhe në Gjermani. Policia shqiptare dhe italiane kanë arrestuar të dyshuarit në Vlorë dhe në Firence, pas një hetimi disavjeçar. Organizata kriminale, e përqendrua­r kryesisht në Firence e Prato, u godit dje në orët e para të mëngjesit, pas hetimeve të nisura që prej vitit 2015. Drejtori i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, Idajet Faskaj, i shoqëruar edhe nga përfaqësue­s të Policisë italiane, bëri të ditura dje detajet e operacioni­t gjatë një konference për shtyp. Faskaj tha se operacioni u shtri në Shqipëri, Itali e Gjermani, duke u finalizuar me arrestimin e 8 personave, 3 nga të cilët në Vlorë dhe 5 në Itali. Nga të arrestuari­t, 6 janë shtetas shqiptarë, 1 maroken dhe 1 italian. Burime nga Policia thanë dje se grupi i shqiptarëv­e ishte në hetim, pasi dyshoheshi­n se kishin trafikuar dhe mbanin të ruajtur në vende të ndryshme sasi të mëdha kokainë dhe marijuane. Fillimisht ishte arrestuar njëri prej anëtarëve të organizatë­s, i cili u kap me rreth 1 kg kokainë. Prej këtij momenti nisën hetimet që zbuluan Korrieri me nofkën "Il Moro", nga i cili mori edhe emrin operacioni i djeshëm, ishte personi që pas arrestimit të tij, inicioi hetimet në Itali dhe zbuloi grupin. Ai u arrestua në Gjermani, në kufirin pranë Holandës, dhe u ekstradua në nëntor të vitit 2016, në Itali. Ai përfitoi lirim të parakohshë­m pas dy muajsh që qëndroi në qeli dhe u dëbua nga Italia, pa të drejtë për të shkelur atje për 10 vite. gjithë të grupin.

HETIMET

Hetimet e mëvonshme, të kryera me metodat speciale, mbikëqyrje, shërbime, vëzhgime etj., zbuluan se ky grup kriminal, i përbërë nga 11 persona, merrej me trafikimin e drogës nga ven- det e Europës Veriore. Burimet thanë se kreu i grupit është 32- vjeçari nga Vlora, Besmir Shehaj. Pas arrestimit të njërit prej anëtarëve të organizatë­s së tij, Shehaj ishte zhvendosur nga Firence, nga frika se mos zbulohej dhe kishte shkuar në qytetin Erfstadt të Gjermanisë, duke e zhvendosur edhe bazën e aktiviteti­t atje. Policia italiane kishte zbuluar si kjo organizatë kishte një karakteris­tikë të veçantë, pasi mes tyre kishte lidhje gjaku. Nga të dhënat rezultoi se 7 nga 9 shqiptarët që ishin pjesë e grupit, janë kushërinj të parë me njëri- tjetrin dhe dy janë vëllezër. Trafikantë­t vepronin gjithmonë me shumë kujdes, duke transportu­ar sasi të vogla kokaine, të cilat i fshihnin në makina që i transporto­nin për shitje në tregje jashtë BE- së, ose me anë të dërgesave postare. Korrierët që ata përdornin për kryerjen e dërgesave, zakonisht ishin persona të jashtëm, që nuk kishin lidhje me grupin.

ARRESTIMET

Mëngjesin e djeshëm, gjatë operacioni­t të koordinuar mes Policisë italiane dhe asaj shqiptare, u kryen 8 arrestime. Në Vlorë u arrestuan Besmir Shehaj, 32 vjeç, Bruno Haxhiraj, 41 vjeç, dhe Vladimir Skëndo, 56 vjeç. Ndërsa në Itali u arrestuan vëllezërit Arbër e Alkens Çarçani, 31 e 33 vjeç, Ed- www. alpaksolut­ions. com mond Ferzaj, 35 vjeç, si dhe shtetasi maroken M. S., 30 vjeç, dhe shtetasi italian R. A., 37 vjeç. Gjatë hetimeve janë identifiku­ar edhe disa persona që pasi kanë blerë kokainë nga grupi i shqiptarëv­e, e kanë rishitur në krahinat e Firences dhe Pratos. Ky është rasti i shtetasit maroken që jeton në Prato, me leje të vlefshme qëndrimi, i cili u arrestua dje gjatë operacioni­t. Burimet thanë se ai kishte blerë rregullish­t kokainë nga anëtarët e organizatë­s, të cilën e shiste te persona të tjerë. Policia tha dje se pas arrestimit të tre shqiptarëv­e në Vlorë, tashmë kanë nisur procedurat e ekstradimi­t për në Itali, ku do të nisë gjykimi i tyre.

SASITE E DROGES

Gjatë hetimeve për këtë grup, që prej vitit 2015, Policia italiane kishte arritur të zbulonte disa ngarkesa, duke arrestuar në flagrancë korrierët. Një rast transporti u godit më 24 mars të vitit 2016, kur korrieri u kap me 100 gramë kokainë. Rasti i dytë më 30 mars 2016, një korrier italian u arrestua pasi u kap me 1.5 kg kokainë. Më 1 shtator 2016, në Prato, një korrier 40- vjeçar nga Shqipëria u arrestua pasi u kap me një sasi prej rreth 19 kg marijuanë, që e kishte fshehur në kabinën e kamionit të tij. www. kaeser. com

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania