Panorama (Albania)

Plagosja me armë në Kinostudio, shpallen në kërkim 2 vëllezër

-

TIRANE - Eduart Duka, 34vjeçari që i shpëtoi të hënën një atentati në Kinostudio, dyshohet të jetë plagosur nga dy vëllezër, me të cilët ishte përfshirë në një sherr një muaj më parë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se kanë shpallur në kërkim shtetasit Leonard dhe Elis Duka, 30 dhe 26 vjeç, si të dyshuar për ngjarjen. Pavarësish­t se kanë të njëjtin mbiemër me të plagosurin, burimet thonë se vëllezërit nuk kanë lidhje farefisnor­e me të. Policia tha dje se i plagosuri ka marrë dy plumba në krah, ndërsa ndaj tij është qëlluar tri herë me një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetër. Vetë 34- vjeçari ka pohuar nga Spitali i Traumës, ku po vijon mjekimin, se nuk ka probleme me persona të tjerë, përveç dy vëllezërve me të cilët ishte konfliktua­r fizikisht më datë 8 shkurt të këtij viti. Burimet thanë se edhe kjo ngjarje është hetuar nga Komisariat­i nr. 4, por pa arritur të ndalohen të dyshuarit. Sherri kishte nisur në një lokal, ku ndodheshin i plagosur dhe dy të dyshuarit, të cilët para atij momenti kishin pasur miqësi me njëri- tjetrin. Për një fyerje kishte nisur gjithçka dhe të tre personat ishin përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, duke goditur njëri- tjetrin me grushte. Eduart Duka u plagos rreth orës 20: 20 të mbrëmjes së të hënës, në një lokal pranë Komisariat­it të Policisë Rrugore të Tiranës. Në momentin që ndodhi ngjarja, Duka ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Autorët kanë qëlluar nga makina në drejtim të tij, më pas janë larguar me shpe- jtësi nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Qarkullimi­t Rrugor kanë qenë të parët që mbërritën aty e menjëherë pas tyre edhe oficerët e Komisariat­it nr. 4. "Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë pasur një konflikt midis njëri- tjetrit dhe konkretish­t më datë 8 shkurt 2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisariat­i Nr. 4. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet proceduria­le i kaluan Prokuroris­ë për veprat penale ' Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpuni­m' dhe ' Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit'", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Policia në vendin ku ndodhi plagosja
Policia në vendin ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania