Panorama (Albania)

Bojaxhi: "Sfida", një kult politik për të pakënaquri­t me modelin

-

Për Gjergj Bojaxhiun modeli aktual politik është klientelis­t dhe i paligjshëm, dhe për aq kohë sa nuk ka ndryshuar raporti mes qytetarëve dhe politikës, çdo reformë është e destinuar të dështojë.

Ai dhe qytetarët që i janë bashkuar "Sfidës" besojnë se do të krijojnë një "kult" të ri politik për shtresën e shqiptarëv­e të pakënaqur me këtë model. "Për mua është pak e çuditshme të quhem populist, sepse e kam menduar veten si jashtë të qenit populist dhe e kam shumë të vështirë si tipologji të bëj populistin. Ne si grupim mendojmë se në Shqipëri ka dështuar demokracia, kemi një shoqëri që tashmë po kthehet qartazi në një partikokra­ci, po vetëm se nuk është më një siç ka qenë dikur, por janë bërë disa. Ka dështuar raporti midis sovranit dhe shërbyesit politikani­t, ata janë bërë pothuajse pronarë dhe shumica e qytetarëve janë kthyer në lypsarë. Unë populist do të quaj një përqasje kur del, flet dhe bën premtime për gjëra që kanë bëjnë me përdorimin e taksave etj.", u shpreh Bojaxhiu gjatë diskutimit me pedagogë dhe studentë të UET.

Duke sqaruar pozicionin e tij si përfaqësue­si kryesor politik i kësaj lëvizjeje, Bojaxhiu theksoi se qëndrimi bazë ka të bëjë me ndryshimin e raportit mes qytetarit dhe politikës. Në këtë kontekst, ai beson se edhe reformat që ndërmerren do të dështojnë. "Nëse ne nuk ndryshojmë nga ana strukturor­e raportin që ka sot midis qytetarëve dhe politikës, çdo lloj reforme që ne po propozojmë, apo mund të propozohet nga grupe të ndryshme, do të ngelet dështim. Ne si lëvizje si sfidë nuk kemi shkuar drejt populizmit, ne kemi shkuar drejt ndryshimit të raportit midis qytetarit dhe politikani­t. Ato që ne kemi propozuar kanë të bëjnë drejtpërdr­ejt me këtë raport. Ne mbështesim Reformën në Drejtësi dhe mendojmë se vetingu duhet të bëhet dhe në klasën politike. Korrupsion­i buron nga politika dhe jo nga administra­ta. Në administra­të reflektohe­t", theksoi Bojaxhiu.

 ??  ?? Gjergj Bojaxhi dje në UET
Gjergj Bojaxhi dje në UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania