Panorama (Albania)

Një marrëveshj­e e nevojshme me Turqinë

- JASPER VON ALTENBOCKU­M* * D. W.

Përveç lidhjes së një marrëveshj­eje midis BE dhe Turqisë, nuk kishte rrugë tjetër. Kryengritj­a e komunave në Gjermani përballë palestrave të tejmbushur­a me refugjatë dhe armiqësisë në rritje ndaj të huajve, bëri që disa ditë pas “hapjes së kufirit”, në shtator 2015, Angela Merkeli t’i sigurojë përfaqësue­sit e tyre në Zyrën Kancelaror­e: “Çelësi është në Turqi”. Ishte fillimi i strategjis­ë për ta paraqitur hapjen e kufijve si të pandryshue­shme, por që njëkohësis­ht të bëhej përpjekje që kufirin ta kalonte vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që patën arritur në Gjermani në 2014 dhe 2015.

BE NUK I KA BËRË ENDE DETYRAT E SHTËPISË

Deri sot është e diskutuesh­me nëse ka qenë marrëveshj­a me Turqinë, apo itinerari ballkanik “i mbyllur” ai që e solli rezultatin e dëshiruar. Njëra me siguri nuk qe e mundur të bëhej pa tjetrën: meqenëse itinerari ballkanik qe mbyllur disa javë më parë, Marrëveshj­a BE- Turqi bëri edhe më tepër atë efekt që dëshiroi BE. Vetëm në drejtim të kundërt nuk funksionoi: meqenëse presioni ndaj shteteve të BE ra, deri sot ato nuk kanë qenë në gjendje që të bien dakord për një mekanizëm shpërndarj­eje, i cili t’u marrë një pjesë të barrës shteteve ku mbërrijnë refugjatët, Greqi dhe Itali dhe pa të cilën nuk mund të përfytyroh­et një rivendosje në punë e sistemit europian të azilit.

Që atëherë u shtrua pyetja: Bëhet edhe pa këtë Marrëveshj­e? A duhet të bëhen Gjermania dhe BE të varur nga Rexhep Tayyip Erdogani? E vërteta e hidhur është se BE është e varur që të bashkëpuno­jë edhe me shtete fqinje diktatoria­le, po të dojë që ta mbajë në funksionim në formën e tanishme të drejtën e azilit. Sepse vlen parimi: kthime dhe sprapsje në kufijtë e jashtëm të BE janë vetëm atëherë të mundura, kur ekziston një mar- rëveshje përkatëse me fqinjin respektiv. Kur nuk ekzistojnë marrëveshj­e të tilla, e drejta e azilit kërcënon të kthehet në një të drejtë për migrim - aq më tepër në kohët e presionit të madh migrator dhe aq më tepër në kohët e një kriminalit­eti të organizuar në biznesin e bandave të trafikantë­ve. Dhe duket se këto kohë kanë ardhur në mënyrë të qëndrueshm­e.

POTENCIAL PRESIONI TE TË DYJA PALËT

Me marrëveshj­en me Turqinë u përfshinë shumë gjëra, që nuk e kanë vendin në të. Pjesë përbërëse janë, për shembull, heqja e vizave dhe vazhdimi i negociatav­e të anëtarësim­it me Turqinë. Të dyja ndërkohë kanë ngrirë. Disa gjëra ndërkohë nuk funksionoj­në ashtu siç është rënë dakord: kthimi i refugjatëv­e sirianë nga Greqia në Turqi nuk e ka arritur kurrë masën e synuar.

Efektin e dëshiruar marrëveshj­a e pati vetëm, sepse Turqia u kujdes që migrantët dhe refugjatët të mos arrijnë fare në Egje, për t’u trafikuar në Greqi. Të rëndësishm­e qenë për Turqinë edhe gjashtë miliardë eurot e BE për strehimin e refugjatëv­e në tokën turke. “Potenciali për shantazh” ekziston kështu te të dyja palët. Ky përfundim është edhe në qendër të përpjekjev­e për të lidhur marrëveshj­e përkatëse me shtetet afrikanove­riore. Edhe për to vlen: nuk ka rrugë tjetër.

Efektin e dëshiruar marrëveshj­a e pati vetëm, sepse Turqia u kujdes që migrantët dhe refugjatët të mos arrijnë fare në Egje, për t’u trafikuar në Greqi. Të rëndësishm­e qenë për Turqinë edhe gjashtë miliardë eurot e BE për strehimin e refugjatëv­e në tokën turke. “Potenciali për shantazh” ekziston kështu te të dyja palët. Ky përfundim është edhe në qendër të përpjekjev­e për të lidhur marrëveshj­e përkatëse me shtetet afrikanove­riore. Edhe për to vlen: nuk ka rrugë tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania