Panorama (Albania)

Gjyqi famëkeq ndaj studentëve dhe Vetingu

- FATOS LUBONJA

të vogël vendimin e gjykatës për të dënuar 8 studentë 20- vjeçarë me 2 muaj burg ose konvertim me 60 ditë punë pranë komuniteti­t dhe pagesën e shpenzimev­e të gjyqit për shkak se kanë hedhur tri vezë dhe disa sharje kundër Kryeminist­rit gjatë një proteste. Akuza formulohet si “kundërshti­m i Kryeminist­rit dhe policisë për shkak të detyrës”.

Indinjata të rritet në mënyrë progresive kur ke parasysh se ku dhe si ka ndodhur ngjarja. Edi Rama ka qenë në një nga ambientet e Universite­tit Publik ( atë të Shkencave Sociale) për të bërë – vini re! - një mbledhje me biznesmenë, në të cilën ka folur për sukseset e qeverisë për sa u përket politikave tatimore?! Pra, mbledhja s’ka qenë me dhe për studentët, dhe s’ka pasur fare të bëjë me ligjin e arsimit të lartë, sikurse mendojnë disa. Për të folur për ligjin e arsimit të lartë, thonë studentët, ky ka zgjedhur universite­te private si UET apo Universite­ti i New Yorkut. Kemi të bëjmë pra, me përdorimin e ambienteve të Universite­tit Publik kundër statusit që u garanton atyre autonomi. E ka bërë edhe Erjon Veliaj për të bërë mbledhje partie - të thonë studentët. Dhe kuptohet se pse - sepse publiken këta e konsideroj­në si pronë të tyre dhe se kanë dashur t’u japin studentëve edhe një mesazh se kush është padron në shtëpinë e tyre.

Kur kanë parë “Live”, në televizion­et që e ndjekin hap pas hapi me servilizëm, se Kryeminist­ri po flet në ambientet e tyre, studentët që kanë protestuar vazhdimish­t kundër ligjit për arsimin e lartë, e kanë parë këtë si një mundësi për të protestuar edhe një herë, - kësaj here madje në oborrin e shtëpisë së tyre. Kur Rama ka dalë, i kanë thënë “i shitur”, “klientelis­t”, “sharlatan” dhe pastaj, kur ky i ka ofenduar nëpër dhëmbë dhe një nga gorillat e tij ka pështyrë në fytyrë një nga vajzat protestues­e, i kanë thënë edhe “kryeminist­ër plehrë”. Ndërkaq tre prej tyre i kanë gjuajtur me vezë, ndër të cilat njëra ka arritur të ndotë parafangon e makinës së tij.

Kaq ka mjaftuar që bodyguardë­t dhe pastaj policë të Kryeminist­rit të lëshohen kundër studentëve, të cilët, mos harroni, kanë qenë në ambientet e tyre ku garantohet autonomia. Disave që rezistuan të tërhiqen zvarrë, u kanë shkuar edhe në shtëpi, u kanë bërë kontrolle, i kanë keqtrajtua­r në polici. Jo vetëm, por ndërkohë që pesë prej tyre kanë qenë vajza, atje s’ka pasur asnjë police femër, kështu që dhunën mbi vajzat, siç dëshmon edhe studentja Bora Mema ( http:// opolitike. org/ shpallje/ rreth- kryeminist­rit- genjeshtar-te- republikes- se- privateve/) e kanë ushtruar burrat. Dhe s’ka mjaftuar gjithë kjo, por u kanë hapur edhe këtë proces famëkeq.

Indinjata të rritet kur mendon se protesta është e drejtë, se në një shtet demokratik do të mjaftonte ai ligj për ta delegjitim­uar një Kryeminist­ër që i stërmerito­n epitetet “i shitur”, sharlatan”, “klientelis­t”, veçanërish­t nga populli që e ka votuar mbi premtimet se do të mbrojë publiken.

Por indinjata mbarset edhe me shqetësim serioz, sepse ky proces është edhe ndjellakeq në shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë me raportin e këtij Kryeminist­ri dhe pushtetit të tij, jo vetëm me studentët, por edhe me gjithë qytetarët.

Së pari, procesi gjyqësor përsërit për të disatën herë se ky Kryeminist­ër dhe shpura e tij dhe policia e tij sillen sikur vetë të jenë mbi ligjin, të cilin gjithnjë e më shumë kërkojnë ta përdorin vetëm si instrument kundër të tjerëve që nuk u nënshtrohe­n. Sepse, ndërkohë që vetë shkon e dhunon ligjin për autonominë e universite­teve, ndërkohë që tërheq zharg studentët dhe u dhunon shtëpitë pa pasur as mandat, nuk mendon për asnjë çast se për këto mund të jetë përgjegjës­e përpara ligjit dhe aq më pak i barabartë me studentët përpara ligjit.

Së dyti, shqetësimi bëhet edhe më i madh kur mendon se ky kryeminist­ër kërkon të na shitet edhe si kampion i Vetingut që medemek do të vendoska më në fund drejtësinë në këtë vendin tonë, sepse do ta pastrojë atë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Por çka del qartë nga ky proces është se Vetingu po përdoret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëv­e për t’i korruptuar ata edhe më keq, sepse të marrësh një vendim të tillë kundër njerëzve që mund të quhen shpresa e shoqërisë sonë, ndaj atyre të paktëve që kanë kurajë të protestojn­ë, do të thotë të rritësh edhe më nivelin e nënshtrimi­t të shoqërisë dhe të Drejtësisë në këtë shoqëri që po poshtërohe­t përditë nga pushteti arrogant. E provon këtë edhe fakti se ndërkohë që, sipas procedurës që i trajton të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, Edi Rama do të duhej të paraqitej në gjyq për të dëshmuar - pas kërkesës së studentëve - ai as ka denjuar ta bëjë këtë dhe gjyqtarët, në vend se t’i kërkojnë të zbatojë ligjin, i kanë qëndruar në dispozicio­n vullnetit të tij mbi ligjin. Në këtë aspekt, ky proces ngre edhe një çështje tjetër lidhur me të ashtuquajt­urin Veting: vallë mjafton që një gjyqtar apo prokuror të na nxjerrë disa dokumente që tregojnë se si e ka vënë pasurinë, apo çfarë shkolle ka mbaruar për ta besuar se ai mund të jetë i drejtë? Por në regjimin komunist gjyqtarët dhe prokurorët as nuk guxonin të vinin pasuri, duke marrë ryshfet, e megjithatë vendimet e tyre ishin tmerrësish­t të padrejta, pasi qenë në shërbim të pushtetit. Si do të matet kuraja qytetare e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve në proceset tona të Vetingut, kur jemi në situatën e një regjimi?

Por shqetësimi më i madh në këtë histori ka të bëjë me atë se ky tejkalim skandaloz i masës së të drejtës në favor të pushtetit dhe kundër rinisë që është shpresa jonë e së ardhmes, tregon se sa e rrezikshme mund të bëhet situata nëse rritet edhe më pushteti i këtij Kryeminist­ri dhe i banditëve të tij. Veprimi hakmarrës ndaj këtij grushti studentësh që janë më të pambrojtur­it ( sepse janë edhe kundër opozitës), vetëm pse i vunë Edi Ramës pasqyrën përpara syve, tregon se çfarë mund të të bëjë ky dhe banditët e tij nëse do të zhduket krejt opozita dhe mediet e çdo institucio­n i pavarur, çka është edhe ëndrra finale e këtij narçizisti malinj. * Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online.

 ??  ?? Protesta e studentëve
Protesta e studentëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania