Panorama (Albania)

DE BIAZI ‘ ZBULON’ TITULLARËT, JA ÇFARË PROVOI NË STËRVITJE

-

Mesfushori ka treguar dje në konferencë­n për shtyp se sa mirë e njeh teknikun që e ka drejtuar për disa vite te Torino dhe këtë ia ka përcjellë edhe Xhani De Biazit.

Keni luajtur me Imobilen te Torino, ndërsa tani rigjeni edhe Venturën...

Ishim lojtarë që para se të vinte Ventura, nuk kishim luajtur asnjëherë në Serinë A. Puna e tij bëri që të meritojmë Serinë A dhe të ngjitim Torinon në nivele shumë më të larta. Është diçka që ia kam borxh Venturës dhe dua ta falënderoj se kanë qenë disa vite shumë interesant­e për karrierën time.

Ju e njihni mirë trajnerin e Italisë, a mund të na zbuloni ndonjë sekret që ka?

E njoh shumë mirë. Ventura është një trajner që i pëlqen të sulmojë kundërshta­rin, por duhet të gjejmë guximin për të sulmuar edhe ne. Duhet të shohim edhe formacioni­n që do të përdorë Ventura, pasi në Torino i ndërronim shpesh. Nëse luhet me 4- 4- 2 i di disa lëvizje që i bënte me Torinon, por është një trajner që mund të ndryshojë pa probleme dhe gjen shumë zgjidhje që mund të na vënë në vështirësi.

Ju ka pyetur De Biazi për Venturën?

Kemi biseduar, më ka pyetur për disa gjëra dhe për formacioni­n që kishim në Torino. Nëse është i njëjtë edhe të premten, lëvizjet i di dhe ia kam treguar. Por Ventura është një trajner që mund të lëvizë lojtarët, rreshtimet dhe duhet kujdes gjithsesi, edhe pse unë jam munduar të ndihmoj kështu Shqipërinë.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të mos përsëritur gabimet e ndeshjeve të fundit?

Besoj se është normale, jo vetëm ne në mesfushë, por çdo lojtar i ekipit, në momentin kur ke përballë një ekip si Italinë, duhet kujdes nga të gjithë, sepse janë lojtarë shumë të fortë. Mesfusha, sidomos sulmi me Imobile e Beloti po bëjnë shumë gola. Duhet të sakrifikoj­më dhe në shumë ndeshje kemi treguar se mund të mbrohemi shumë mirë dhe të kundërsulm­ojmë. Nëse duam të rrezikojmë Italinë, duhet të bëjmë atë që kemi bërë çdo herë. Xhani De Biazi jep indicie të forta për formacioni­n që do të zbresë në fushë të premten kundër Italisë. Në stërvitjen e pasdites së djeshme trajneri ka provuar për herë të parë titullarët. Mungesa e Mavrajt dhe Gjimshitit në mbrojtje duket se do të zëvendësoh­et me aktivizimi­n e Arlind Ajetit dhe Burim Kukelit. Në portë titullar pritet të jetë Thoma Strakosha, i cili duket se ka fituar balotazhin me Alban Hoxhën. Në mbrojtje do të luajnë Hysaj dhe Agolli nga krahët, ndërsa qendra do t'i besohet dyshes Ajeti- Kukeli. Në mesfushë, De Biazi ka provuar Abrashin, Xhakën dhe Memushajn. Nga krahët e mesfushës, risia ishte Andi Lila, i cili është provuar në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë Odise Roshi. Alternativ­ë është edhe Azdren Llullaku. Sa i përket sulmit, favorit për të qenë titullar në skemën 4- 5- 1 është Armando Sadiku.

Koha në dispozicio­n është e shkurtër për të përgatitur ndeshjen...

Pak a shumë, programi është i njëjti. Është e vërtetë që kemi shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjet, por duhet të punojmë me atë program që kemi. Të mundohemi të bëjmë maksimumin, sepse edhe herë të tjera ka ndodhur që kemi pasur pak kohë dhe kemi përgatitur ndeshjet shumë mirë.

Cila është atmosfera në Kombëtare dhe a ndihet mu- ngesave e liderëve si Lorik Cana?

Atmosfera çdo herë ka qenë e mirë, si kur kemi humbur apo fituar. Mentalitet­i është i njëjtë, edhe prurjet e reja janë stabilizua­r pa problem në Kombëtare. Pra, mentalitet­i që kemi pasur për disa vite na ka bërë të shkojmë në Europian, na ka ndihmuar. Largimi i Canës është një humbje shumë e madhe, por kemi lojtarë që kanë eksperienc­ë e personalit­et të madh, siç janë Agolli e Mavraj. Jemi edhe unë apo Memushaj. Problemi është te mentalitet­i, kur ke të duhurin nuk ka kurrfarë problemi.

De Biazi është parë disi i nervozuar në prag të kësaj ndeshjeje...

Trajneri çdo herë është nervoz, kjo është normale, por jemi edhe ne lojtarët, pasi kemi përballë Italinë. Është e vërtetë që ka edhe një ndihmës të ri, por po bën punë të mirë. Të gjithë po sillemi mirë dhe me rëndësi është fakti që grupi po e dëgjon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania