Panorama (Albania)

Alarmohet Italia, Bonuçi në rrezik serioz për ndeshjen me Shqipërinë

“I kam treguar trajnerit si luan Ventura, duhet të sakrifikoj­më shumë”

- DURRES/

Njohuritë e Migjen Bashës për mënyrën se si e interpreto­n lojën trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, mund të rezultojnë shumë të rëndësishm­e në takimin e së premtes.

Lajm i mirë për Shqipërinë dhe mbi të gjitha për sulmuesin që do të luajë titullar. Leonardo Bonuçi është në rrezik për ndeshjen me kuqezinjtë, për shkak se ditën e djeshme nuk ka kryer seancë stërvitore me ekipin për shkak të gripit. Mbrojtësi i Juventusit dhe lideri i prapavijës së Italisë do të bëjë gjithçka për të mos e lënë në baltë ekipin e tij, por sipas mediave italiane, gjasat që ai të zbresë në fushën e lojës si titullar janë të pakta. Bonuçi dhe stafi i kombëtares italiane nuk duan të rrezikojnë, aq më tepër kur Juventusi bën shumë kujdes në këto raste dhe jep indikacion­e për futbollist­ët të kujdesen për shëndetin e tyre, sepse i duhen për ndeshjet e rëndësishm­e të sezonit si ato ndaj Barcelonës. Megjithatë, edhe nëse ai nuk ia del, atëherë vendi i tij do të plotësohet nga Romanjoli, Rugani ose Astori. Të tre mbrojtës shumë cilësorë, që do të bëjnë të mos ndihet mungesa e Bonuçit.

Formacioni - Një ditë më parë u mendua se Ventura mund të luajë me skemën 4- 2- 4, por duket se është rimenduar për të mos bërë eksperimen­t në një ndeshje të rëndësishm­e për fatin e kombëtares së tij. "Sportmedia­set" shkruan se ish- trajneri i Torinos po mendon t'i rikthehet modulit klasik të viteve të fundit 3- 5- 2, që u perfeksion­ua nga Antonio Konte. Në mbrojtje bashkë me Barzaljin mund të jetë Rugani dhe Romanjoli, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk do të pësojë ndryshime. Me modulin e ri hapet një vend për një mesfushor, ku me gjasa do të ketë balotazh mes Parolos dhe Galjardini­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania