Panorama (Albania)

Memushaj: Duam vendin e dytë, t'u ruhemi skemave të Venturës

-

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, në kuadër të ndeshjes së radhës kualifikue­se që Shqipëria do të luajë ndaj Italisë. Ai ka thënë se, pavarësish­t mungesave, kuqezinjtë do të dinë të tregohen një grup solid dhe të bëjnë maksimumin për të dalë me pikë nga një transfertë shumë e vështirë. I pyetur për objektivin në këto kualifikue­se, Memushaj bëri të ditur se Shqipëria synon të kapë vendin e dytë. "Kemi shumë mungesa, por secili nga lojtarët që do të luajë kam besim se do të japë maksimumin. Është një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishm­e, por siç kemi luajtur edhe ndeshjet e tjera ndaj ekipeve të mëdhenj, ashtu do të luajmë dhe ndaj Italisë. Do të kërkojmë si ekip që të japim maksimumin dhe të arrijmë të marrim pikë në Itali", ka thënë fillimisht vlonjati. I pyetur për motivimin ndaj kundërshta­rëve të mëdhenj, ai u shpreh: "Kur luan ndaj ekipeve të mëdhenj, s'ke nevojë për motivim nga trajneri. E dimë dhe ne që është ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe do të kërkojmë të bëjmë më të mirën". Memushaj analizoi kundërshta­rin dhe veçanërish­t trajnerin Ventura, të cilin e njeh mirë. "Më shumë duhet t'i ru- hemi organizimi­t që Ventura u jep ekipeve të tij. Unë kam luajtur kundër skuadrave që ai ka drejtuar dhe luajnë në mënyrë shumë të organizuar. Ju mungon Kielini, por ata kanë lojtarë të tjerë si Barzali dhe Romanjoli që janë në të njëjtin nivel. Spanja ka lojtarë më cilësorë dhe është më e fortë se Italia, por edhe Italia ka një ekip shumë të mirë. Kur luan ndaj ekipeve me nivel të lartë, duhet të mundohesh t'i ndalosh si ekip dhe jo si lojtarë një kundër një. Gjithsesi, ne nuk duhet të shohim shumë ekipin italian, por të përqendroh­emi më shumë te skuadra jonë. Duhet të luajmë siç kemi luajtur më parë, përveç dy ndeshjeve të fundit. Objektivi kryesor është të kapim vendin e dytë. Duhet të marrim sa më shumë pikë deri në fund dhe më pas, të shohim ku do të arrijmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania