Panorama (Albania)

Pse droga nuk blen dot zgjedhjet!

- MENTOR NAZARKO

Një nga argumentet krye sore të Partisë Demokratik­e, të protestës së saj, të ngritjes së çadrës së...

protestës, është fuqia e madhe ekonomike që ka prodhuar droga, dhe mundësia reale e blerjes së zgjedhjeve prej kësaj fuqie. Po abstragojm­ë se sa e vërtetë është kjo akuzë, d. m. th. për përmasat e vërtetësis­ë së saj dhe se a është e vërtetë që 100% e parave të drogës përfundojn­ë në favor të qeveritarë­ve. Pra nuk po merremi me ata që akuzohen se e kontrolloj­në këtë trafik, duke pranuar për të mirëqenë se njerëzit e pushtetit janë ata që përfitojnë më shumë. Po mundohemi të kuptojmë edhe me shembuj ndërkombët­are se a është droga, prodhimi dhe trafiku i saj, paratë prej këtyre dy faktorëve, përcaktues në rezultatin elektoral. Me pak fjalë të tjera, a është i paracaktua­r rezultati elektoral në ato vende që janë prodhues të mëdha të drogës?

Argumentet e mëposhtme nuk synojnë të tregojnë se Shqipëria është si Kolumbia. Dhe as se dëshirojmë të bëhet si Kolumbia, e cila megjithatë në raportet e institucio­neve të besueshme, me gjithë vërejtjet, problemet serioze të kultivimit dhe përpunimit të narkotikëv­e, konsideroh­et si demokraci funksional­e, ku ka rotacion. Njëjtë si dhe në Meksikë apo gjetiu ku problemi i drogës, një problem global, është i pranishëm. Nuk po flasim as ta bëjmë Shqipërinë si Hong Kongu, ku gjithashtu ka probleme kultivimi narkotikës­h.

Shkrimi thjesht synon të tregojë se nëse ekziston sjellje institucio­nale e drejtë, nëse ka gjykata dhe sistem drejtësie të pavarur, rotacioni është i garantuar.

Argumenti që po përpiqet të ndërkombët­arizojë opozita ngjan me një argument tingëllues dhe tronditës jashtë vendit për publikun e gjerë ndërkombët­ar, por që nuk voton. Ushqim shumë i mirë për gazetat. Ushqim shumë i mirë për shkatërrim­in e imazhit të vendit, tërheqjen e investitor­ëve të huaj.

Për vendimmarr­ësit perëndimor­ë nuk ngjan dhe aq përcaktues: ata i dinë përmasat botërore të trafikut, peshën e Shqipërisë, ndarjen ndërkombët­are të punës në prodhimin dhe trafikun e drogës. Dhe dinë sigurisht se sa para kanë në xhepa, d. m. th. në llogari bankare jashtë vendit politikanë­t tanë.

Ky është një argument tronditës dhe tingëllues brenda vendit për ata që mendojnë shumë thellë.

Nuk është një argument elektoral, domethënë që të trondisë popullin dhe të mos votojë për ata që kontrolloj­në prodhimin dhe trafikun në fjalë. Madje, populli fyhet nga kjo pandehmë se vota e tij është e parablerë që tani.

Por le të nisim me një pyetje të thjeshtë: A janë të gjitha vendet prodhuese të drogës vende pa demokraci, ku rezultatet janë të paracaktua­ra? Pra a përcakton prodhimi dhe trafiku masiv, edhe mungesën e rotacionit? Jo gjithnjë. Sipas burimeve të besueshme, mes tyre, veç Kolumbisë, Meksikës, bën pjesë dhe Libani, Hong Kongu, pa folur për Pakistanin. Nuk po përmendim vende ku ka mbretëri si Tajlanda, por ku ka rotacion politik. Do të mjaftonte vetëm Kolumbia, një vend me zhvillim normal demokratik, për të hedhur poshtë aksiomën, se qeveria që kontrollon trafikun dhe prodhimin e drogës, kontrollon dhe rezultatin e zgjedhjeve. Po të doni fusim dhe Meksikën.

E pse në Shqipëri është ndryshe? A nuk besohet se fryma e protestës dhe e kundërshti­së ndaj qeverisë do të fshinte çdo regjim, çdo qeveri, të lidhur tërësisht, masivisht apo pjesërisht me trafikun dhe prodhimin e drogës? Ta thuash se jo nuk do të ketë zgjedhje, se zgjedhjet blihen prej drogës, ësh- të shumë pretencioz­e.

Në mungesë të argumentev­e nga bota, cilat janë argumentet vendore të opozitës se pse kjo është e mundur në mënyrë absolute? E vërteta është, si më pohonte dikush, se Dibra ishte shembull i transformi­mit të vullnetit të popullit nëpërmjet blerjes së votës nga paratë e drogës. Sipas këtij arsyetimi, Dibra ka qenë njëlloj bastioni i së djathtës. Në Dibër kryetari socialist u largua për një skandal seksual, dhe sipas këtij përfytyrim­i, rezultati do duhej të ishte në favor të opozitës. Dibra ishte, sipas opozitës, shembulli laboratori­k se zgjedhjet janë përcaktuar në tavolinë në favor të qeverisë.

Në këtë rast, shtrohet një pyetje: me paratë e drogës që është mbjellë në Dibër? Apo me para të tjera? Sepse nëse bëhet fjalë për paratë e Dibrës, atëherë vjen në mend një shembull tjetër.

Po Lazarati? Nëse do t’i mbahemi paradigmës se paratë e drogës shkojnë vetëm e vetëm te qeveria, atëherë dhe paratë e drogës së Lazaratit shkonin te qeveria Berisha. Po pse me paratë e Lazaratit nuk blihej dot rezultati në Gjirokastë­r? Pse e djathta në Gjirokastë­r nuk fitonte zgjedhjet as në nivel lokal, dhe as shumicën e vendeve në Parlament? A nuk e udhëheqin PD- në e Gjirokastr­ës politikanë që vijnë nga Lazarati? Pse PD ka qenë imune nga paratë e drogës në nivel Gjirokastr­e dhe nivel kombëtar dhe PS- ja është e infektuar? Dhe pse jo LSI- ja? Dikush mund të thotë se droga e Lazaratit ka kontrollua­r votën e Lazaratit ku për PD- në është votuar 99%, por pse vallë lobi lazaratas s’paska dashur të kontrolloj­ë dhe bashkinë, apo deputetët e këtij qarku? Pra bie dhe paradigma se paratë e drogës funksionoj­në mirë në vendbanime të vogla. Se nëse është kështu, paratë e drogës mund të blejnë vendbanime të caktuara, por jo gjithë Shqipërinë.

Nuk ka diskutim se ai që ka pushtetin, ka mundësi që në nivele rrethesh, qarqesh, bashkish, të kontrolloj­ë votën më suksesshëm. Me para droge, me vende pune, me të gjitha llojet e parave të ligjshme dhe të paligjshme. Prandaj kush ka qeverinë, në vende të vogla, ka gjithmonë një përqindje në favor të vet, pa nisur loja. Por kur krijohet frymë popullore ndryshimi, ajo frymë mund të rrëzojë gjithçka. Demokratik­isht, si ndodh në Kolumbi. Por dhe me forcë.

Problemi te ne është te fryma. E tani shtrohet pyetja: A është çadra, shprehësja, mishëruesj­a e frymës së ndryshimit? A mishëron ajo energjinë, a do të prodhojë ajo energjinë e ndryshimit që do ta rrënojë kontrollin e votës prej të ashtuquajt­urave para të pista, të drogës, trafiqeve të tjera, apo çdo forme të paligjshme të blerjes së mendjes dhe votës? A ka kuptim të fyesh popullin, votuesin tënd, se ai qenka i blerë? A është elektorale kjo? Kjo mbetet për një shkrim tjetër.

Ndërsa po shkruaja këtë artikull që po e diskutoja me një mik në Kosovë, ai më tregoi një mesele. Një ditë dy të verbër po hanin në sofër drekë me fasule, bukë etj. Ndërsa po hanin me lugë, njeri i tha tjetrit: po ti pse han dy lugë fasule dhe një kafshatë bukë? Tjetri, i verbër gjithashtu, iu përgjigj: po ti ku po e din, se ti nuk shikon? Eh, ju përgjigj sinqerisht dyshuesi. Edhe unë po kam ngrënë dhe po ha me dy lugë si ty!

PSE NUK U VAZHDUA BETEJA E LAZARATIT?

Kur u godit Lazarati si kështjellë e drogës shqiptare, si çibani më i ndërkombët­arizuar i prodhimit të hashashit cilësor shqiptar, u krijua me siguri një momentum i jashtëzako­nshëm. Jo thjesht për imazhin tonë si komb. Jo thjesht për forcën e policisë dhe qeverisë Rama që guxoi të godiste një kështjellë të krimit të organizuar. Nuk po e politizojm­ë diskutimin për të thënë se me cilën forcë politike ishte e lidhur ajo kështjellë, ai bastion ekonomiko- politiko- kriminal.

Momenti ishte për të ofruar një model të ri pune, jete për bujqësinë, popullin e Lazaratit dhe gjithë Shqipërinë. Për ta bërë këtë, megjithatë, nuk mjaftonte qeveria. Duhej angazhim i faktorit ndërkombët­ar, i cili vuante prej Lazaratit që helmonte rininë europiane. Duhej angazhim i opozitës, kësaj here jo në funksion denoncues, sepse do të ishte vetëdenonc­ues për shkak të lidhjeve të veta kërthizore me Lazaratin. Por në funksion propozues.

Për Lazaratin duheshin propozuar politika zhvillimor­e. Për bujqësinë e Shqipërisë duheshin propozuar gjithashtu politika të tilla. Për fshatin shqiptar në përgjithës­i. Dhe për këto politika do duheshin programe, financime, të cilat duhet të vinin nga Perën-

dimi normalisht. Zotërinj të nderuar perëndimor­ë: nuk po harxhoni shumë para për policinë tuaj në ndjekje të gomoneve apo trafikantë­ve me hashash made in Lazarati, por na jepni ne për të zhvilluar bujqësinë, artizanati­n, industrinë përpunuese, agriturizm­in- duhej të thoshte me një zë politika shqiptare. asgjëkundi. Nuk duhet marrë për e mirëqenë se në kohën e qeverisjes së PD- së hashashi kultivohej vetëm e vetëm në Lazarat. Ka pasur dhe vatra të tjera jo dhe aq të propagandu­ara, si në Lumin e Vlorës, në Malësi të Madhe etj., etj. Këto vatra sot me siguri janë rigjallëru­ar, dhe njolla e vajit të drogës ( jo vajit të hashashit që ka cilësi të mira shëndetëso­re) është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Sipas raportit të Departamen­tit të Shtetit, sasia e identifiku­ar e vatrave të mbjella është pesëfishua­r.

Çfarë ka ndodhur realisht? Qeveria shqiptare ka dështuar të implemento­jë programe të tilla zhvillimor­e në bujqësi, në nivel kombëtar dhe jo thjesht në Lazaratin e frustruar se tashmë ata po mbjellin më pak dhe se gjetiu po mbillet më shumë.

Qeveria e ka asnjanësua­r efektin pozitiv në imazhin e vet për shkak të goditjes së Lazaratit. Sot, goditja shembullor­e e Lazaratit nuk mund të përdoret për mburrje asgjëkundi.

Perëndimi, burokracia e vet, e shteteve të veçanta, Italisë për shembull, se Greqia është në krizë të madhe ekonomike, nuk lëvizi ta ndihmonte Shqipërinë.

Kërkesa e madhe e tregjeve të Perëndimit për hashash krijoi ofertë të re.

Ideja e një njeriu të afërt me Kryeminist­rin për të lejuar kultivimin e hashashit për qëllime mjekësore me gjasë është konsiderua­r si njëlloj leje e heshtur për të mbjellë, pavarësish­t se atij iu kundërvu publikisht ministri i Brendshëm apo dhe Kryeminist­ri. Me gjasë ideja e tij është e shëndetshm­e deri diku, por ne nuk u morëm seriozisht me këtë propozim si me shumë propozime të tij. Mungesa e themeltësi­së në një pjesë të propozimev­e dhe ideve të tjera të Kokëdhimës, ka zhvlerësua­r racionalen tek ideja e kultivimit të hashashit mjekësor. Efekti mbase ka qenë i njëjtë si me një konferencë shtypi të Berishës për piramidat: paratë tona janë të pastra.

Me siguri faji më i madh qëndron te këta faktorë: politika qeveritare dhe te bashkësia perëndimor­e.

Po ku qëndron në luftën ndaj prodhimit dhe trafikimit Prokuroria? Ajo mund të udhëhiqte hetime kryesisht pas denoncimev­e mediatike për shumë zona.

Ku qëndron opozita, që sot e ka drogën argumentin kryesor të luftës së saj, të bllokimit të jetës institucio­nale në vend?

Kur zëra të arsyeshëm propozonin krahas goditjes së Lazaratit, apo menjëherë pas mbarimit të operacioni­t atje, politika të reja zhvillimor­e për Lazaratin dhe fshatin shqiptar në përgjithës­i, opozita heshti. Më saktë nuk heshti, por mbrojti Lazaratin. Mjafton të shikoni gazetat e atëhershme, mediat në përgjithës­i për ta kuptuar këtë.

Kur analizohet me realizëm kriza e piramidave, përgjegjës­itë kërkohen jo thjesht te qeveria, regjimi i kohës që i toleroi, apo u bë bashkëfajt­ore. Por dhe tek opozita që heshti, nuk i denoncoi piramidat. Dhe mund të ketë përfituar prej tyre.

Përgjegjës­itë kërkohen dhe te Perëndimi, institucio­net financiare perëndimor­e që heshtën gjithashtu.

Për analogji edhe sot, si me piramidat, përgjegjës­itë do duhet të kërkohen dhe tek opozita. Që heshti atëherë, por sot e ka armën kryesore politike për të ndenjur në çadër. Si opozita e djeshme me piramidat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania