Panorama (Albania)

Formularët jashtë afatit, Prokuroria heton KQZ- në

Kërkohet baza ligjore. Vendimi kolegjial nga 7 anëtarët

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Ish- kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, dhe kryetari aktual Denar Biba pritet të thirren për të dhënë deklarime në Prokurorin­ë e Tiranës në lidhje me hetimin që ka nisur për ligjin e dekriminal­izimit.

Nisja e hetimit të Prokuroris­ë ndaj KQZ- së është konfirmuar nga ana e Prokuroris­ë në mënyrë zyrtare në datën 16 shkurt 2017. Problemati­ka që u bë shkak për nisjen e hetimeve ndaj KQZ- së u zbulua nga Prokuroria gjatë verifikime­ve për ish- deputetin Armando Prenga, deputetin Artan Gaçi dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Prokuroris­ë, në këto raste dhe në disa të tjera, KQZ kishte pranuar “plotësim apo korrigjim formulari përtej afatit që përcaktont­e ligji i dekriminal­izimit”. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë, tej afateve ligjore. Afati i dorëzimit të formularëv­e është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/ 2016. Afati i fundit për të gjitha subjektet ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentac­ioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte, KQZ- ja, në kundërshti­m me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016”, thuhet nga Prokuroria. Sipas ligjit për dekriminal­izimin, afati për dorëzimin e formularëv­e nga zyrtarët ka qenë data 22 prill 2016. Por, ndërkohë, pas kësaj date janë pranuar shtesa e korrigjime nga 21 zyrtarë e deputetë, dhe kjo ka ndodhur me një vendim kolegjial të 7 anëtarëve të KQZ- së. FORMULARËT JASHTË

AFATIT Sektori i Dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, pas konstatimi­t të problemati­kave në vendimet e veprimet e KQZ- së, ia ka kaluar dosjen Prokuroris­ë së Tiranës. Kjo e fundit pritet që në javët e ardhshme të marrë dëshminë e kryetarit aktual të KQZ- së, Denar Biba, dhe paraardhës­es së tij, Lefterije Luzi. Nga ana tjetër, mësohet se Prokuroria e Tiranës, e cila po heton rastin, ka kërkuar shpjegime me shkrim nga ana e KQZ- së. Shpjegimet janë kërkuar për bazën ligjore e procedural­e, që është përdorur për pranimin e plotësimev­e e korrigjime­ve të formularëv­e përtej afateve që janë përcaktuar në ligjin e dekriminal­izimit. Mësohet se kërkesa për informacio­n në lidhje me këtë çështje i është kërkuar personalis­ht secilit prej anëtarëve të KQZ-së. Ky institucio­n, ndërkohë, është duke hartuar përgjigjen për Prokurorin­ë, ndërsa jozyrtaris­ht mësohet se plotësimi i formularit apo korrigjimi i tij është pranuar për zyrtarë të lartë, qofshin ata deputetë të Kuvendit nga maxhoranca e opozita, apo drejtorë në administra­të. Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se vendimi për pranimin e shtesave, korrigjime­ve e plotësimev­e të formularit në një afat të dytë, veç atij që përcakton ligji, ka qenë kolegjial, pra i miratuar nga shtatë anëtarët e KQZ- së. Po kështu, burimet kanë thënë se shtesat e formularëv­e dhe korrigjime­t janë pranuar për deputetë të maxhorancë­s dhe opozitës, pra nga të dy krahët, pa favorizuar persona të veçantë.

 ??  ??
 ??  ?? Lefterije Luzi
Lefterije Luzi
 ??  ?? Denar Biba
Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania