Panorama (Albania)

Ministrat, maxhoranca provon numrat në Kuvend

Kërkohen minimumi 71 vota për të miratuar ministrat e rinj

-

Parlamenti do të votojë sot dekretet e Presidenti­t Nishani për katër ministrat e rinj të qeverisë Rama. Votimi i ministrave të rinj kërkon minimumin 71 vota, ndërkohë që maxhoranca ka arritur të marrë deri në 88 vota në disa votime të rëndësishm­e. Burime nga maxhoranca thanë dje se votat për miratimin e ministrave të rinj janë të garantuara, sepse përndryshe ai do të ishte një votim kundër qeverisë. Kur opozita ndodhet në ditën e 34- t të protestës së saj, duke kërkuar qeveri teknike, maxhoranca do të kalojë një provë konfirmimi të shumicës së thjeshtë të saj parlamenta­re që mban qeverinë në detyrë. Kryeminist­ri Rama zëvendësoi Saimir Tahirin me Fatmir Xhafajn, Blendi Klosin me Olta Xhaçkën, Ilir Beqajn me Ogerta Manastirli­un dhe Bledi Çuçin me Eduard Shalsin. Që nga dita e lirimit nga detyra të Saimir Tahirit nga Kryeminist­ri Rama dhe propozimit në vend të tij të Fatmir Xhafajt, akuzat e opozitës ndezën debatin politik. Opozita akuzoi deputetin socialist se ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa i kërkoi Presidenti­t Nishani të qëndrojë në lartësinë e duhur për kandidatur­at që Kryeminist­ri Rama i ka dërguar për dekretim. Kreu i shtetit i dekretoi lirimet nga detyra të ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj, por, si rrallëherë gjatë procedurës së dekretimit, ai bëri një argumentim për njërin nga ministrat. Presidenti Nishani e cilësoi të papërshtat­shëm kandidatur­ën e Fatmir Xhafajt, por tha se nuk ia lejon Kushtetuta që ta refuzojë, ndërsa i propozoi Parlamenti­t që të bëjë një hetim parlamenta­r ndaj tij. Edhe ky qëndrim i Presidenti­t nuk kaloi pa komente nga ana e konstituci­onalistëve. Sot kandidatur­at do të votohen në Kuvend dhe aleati kryesor i PS-së, LSI- ja, ka shprehur vlerësime për aktiviteti­n parlamenta­r të Fatmir Xhafajt. Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Luan Rama, vlerësoi punën e Xhafajt në krye të Komisionit të Ligjeve, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë refuzim për këtë kandidatur­ë. Arsyet e dhëna nga Kryeminist­ri për largimin e katër ministrave nga detyra kishin të bënin me problemati­kën elektorale, për t’u dhënë më shumë kohë ish- ministrave që të merren me fushatën zgjedhore, pasi ata janë drejtues politikë të PSsë në krye të disa qarqeve.

 ??  ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Olta Xhaçka
Olta Xhaçka
 ??  ?? Ogerta Manastirli­u
Ogerta Manastirli­u
 ??  ?? Eduard Shalsi
Eduard Shalsi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania