Panorama (Albania)

DEPUTETËT QË KANË NDËRRUAR GJENERALIT­ETET

-

1. Sali Ramë Berisha - Deputet i PD

Më datë 28.09.2009 ka korrigjuar datëlindje­n nga "01.07.1944" në "15.10.1944". Në regjistrim­et e mëparshme, e dhëna në rubrikën emri rezulton të jetë "Salih".

2. Helidon Skënder Bushati - Deputeti i PD

Me vendim nr. 104, datë 20.12.1995, ka ndërruar mbiemrin familjaris­ht nga "Fusha" në "Bushati".

3. Spartak Ibrahim Braho - Deputet i LSI

Në aktin e lindjes nr. 258, datë 15.09.1951, emri rezulton "Zylyftar". Me procesverb­al nr. 936, datë 21.12.1970, ndryshon emrin nga "Zylyftar" në "Spartak".

4. Ylli Vesel Shehu- Deputet i LSI

Sipas aktit të lindjes nr. 78, datë 12.03.1985, rezulton të dhënat ( emër, mbiemër) "Ylli Lala", datëlindje "24.02.1986" dhe vendlindje "Kukës". Në regjistrim­in e mëvonshme ka ndërruar mbiemrin nga "Lala" në "Shehu", ndryshime për të cilat nuk rezulton të jetë dokumentua­r asnjë shënim.

5. Robert Thoma Bitri - Deputet i LSI

Regjistrua­r me datëlindje 10.05.1958. Gjatë transkript­imit në regjistrin e L. K. Përmet të vitit 1950- 1970 është regjistrua­r me datëlindje 10.03.1958 ( gabim gjatë transkript­imit). Me vendim nr. 51, datë 21.11.2002, të Këshillit të Njësisë nr. 5 Tiranë, ka ndryshuar emrin nga "Albert" në "Robert".

6. Ilir Telah Xhakolli- Deputet i PS

Me vendim nr. 66, datë 07.12.1993, të Këshillit Bashkiak, ka ndryshuar mbiemrin nga "Xhango" në "Xhakolli".

7. Dashamir Faik Kambëri - Deputet i PS

Në procesverb­alin nr. 51, datë 10.09.2004, ka ndryshuar emrin nga "Dashmir" në "Dashamir".

8. Ylli Mihallaq Petraj - Deputet i PS

Me aktin e lindjes nr. 565, datë 28.02.1950, rezulton me të dhënat "Ylli Ziçishti", lindur me datë "15.02.1950". Sipas regjistrim­it në Njësinë Bashkiake nr. 8 Tiranë, rezulton me të dhënat "Ylli Petraj" ( Ziçishti), si dhe në Njësinë Bashkiake nr. 10 ku figuron edhe aktualisht, rezulton me të dhënat "Ylli Ziçishti Petraj".

9. Nard Lazër Ndoka - Deputet i PDK

Me vendim të Këshillit Popullor Mjedë, me nr. 8/ 1, datë 11.12.1986, ka ndryshuar emrin nga "Mark" në "Nard". Me vendim nr. 59, datë 20.07.2000, ka ndryshuar mbiemrin nga "Ndokaj" në "Ndoka".

10. Fatmir Ali Mediu - Deputet i PR

Në aktin e lindjes nr. 25, datë 01.02.1967, figuron me mbiemrin "Mehdihoxha", kurse në regjistrin e z. gj. c Okshtun Durrës, figuron "Mehdihoxha". Me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 5 Tiranë, nr. 25, datë 27.04.2001, ka ndryshuar mbiemrin familjaris­ht në "Mediu".

11. Vladimir Llukan Kosta - Deputet i PS

Shtetasi në fjalë ka kryer ndryshimin e emrit nga "Dhantil" në "Vladimir", me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Lagjes 5 Tiranë, datë 31.01.1982

12. Musa Rexhep Ulqini - Deputet i PS

Në aktin e lindjes nr. 71, datë 22.05.1959, mbiemri rezulton "Dobrovoda". Me vendim nr. 07, datë 28.02.1984, të Këshillit të Bashkuar Oblikë, ka ndryshuar familjaris­ht mbiemrin nga "Dobrovoda" në "Ulqini".

13. Vangjel Jori Dule - Deputet i PBDNJ

Në aktin e lindjes, të dhënat e emrave të prindërve janë hedhur gabim. Emri i babait "Jorgo" dhe emri i nënës "Garufo". Me vendim gjykate nr. 363, datë 04.12.1970, janë korrigjuar emrat në "Jorgji" dhe "Jorgjia".

14. Gjovalin Martin Bzhetaj - Deputeti i PD

Ka ndryshuar emrin me vendim të Këshillit Popullor të Fshatit të Bashkuar Koplik nr. ekstrat, datë 29.05.1986, nga "Gjon" në "Gjovalin".

15. Aqif Kahraman Rakipi - Deputeti i PDIU

Në aktin e lindjes nr. 146, datë 16.04.1964, rezulton me emrin "Haqif".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania