Panorama (Albania)

Berisha mesazh Ramës: Mos gabo, lejo qeverinë teknike

“Do të të krrejmë jo me lecka, por ashtu si s’ta pret mendja”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka qenë dje në çadrën e ngritur nga demokratët përpara Kryeminist­risë për të rrëfyer përjetimin e tij në 25- vjetorin e fitores së zgjedhjeve të para nga PD.

Në mungesë të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditën e 33- të të qëndresës së demokratëv­e në çadër, Berisha i ka ripërsërit­ur kreut të qeverisë apelin për t’u dorëhequr dhe për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të lira. Berisha i kujtoi Kryeminist­rit Rama se për demokratët vota është e shenjtë dhe nëse falin votë, do të thotë se i kanë falur jetën. “Njëherë shtrova pyetjen se çfarë dallimi ka ky nga narkodikat­ori Noriega?! Ky ishte diktator i Panamasë. Atë fillimisht e mbështetën miqtë tanë por ai punën e parë që bëri ishte mbushja e Panamasë me drogë e më pas Presidenti Bush i dërgoi marinsat dhe e kapi të strukur në bunker në shkretëtir­ë dhe e dënuan në SHBA me mbi 100 vjet. Po të duash merre si betim, merre si paralajmër­im, si kërcënim, merre si të të pëlqejë, po të jap fjalën këtu, në këtë ditë, se nuk do të largohesh me marinsa, por nga këto vajza dhe djem në mënyrën më të mjeruar, po nuk u largove. As mos gabo, përpiqu dhe gjej minimumin e realizmit se do të të krrejmë jo me lecka, por ashtu sikundër nuk ta pret mendja. Rama mësoje mirë, po të falëm votën, të kemi falur jetën. Nuk të falim as votën, as jetën. Ne jemi njerëz paqësorë, besojmë te liria, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë. Ne e pranuam njëherë diktaturën, për herë të dytë jo. Ndaj jep dorëheqje, hapi rrugë qeverisë teknike”, deklaroi Berisha. Në çadër, në krah të Berishës ishte edhe historiani Romeo Gurakuqi dhe vajza e ish- deputetit demokrat, Azem Hajdari. Ish- kryeminist­ri Berisha i kërkoi kreut të qeverisë, Rama, që t’i thërrasë arsyes dhe të mos e shtyjë vendin në përpëlitje, por të fillojë përgatitje­t për qeverinë teknike. “Votën e shqiptarëv­e nuk mund ta përvetësos­h kurrë, ndaj dhe një minutë e më parë të bëjmë zgjidhjen. Mos ia shty vendit tënd përpëlitje­t, është në detyrën e të gjithë politikanë­ve të kontribuoj­në sot, asgjë opozita nuk ka shpikur, nuk ka shtuar, çdo pretekst dhe çdo gjë që thotë në këtë çadër është si drita e diellit, ndaj të këshilloj sepse e ke vetë parasysh, e keqja nuk ka fund. Mësoje nga unë këtë. Duhet të mësosh nga mençuria e popullit, duhet të ndalesh, të fillojmë menjëherë krijimin e qeverisë teknike me kushte të caktuara mirë, të cilat do të bindin çdo shqiptar se këtu do të votojnë të lirë. 22 marsi është pra dita e kushtrimit, dita e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo gjë, për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet, të votojmë për të sotmen dhe të ardhmen”, tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania