Panorama (Albania)

Deklaratë për punimet në shtëpi

-

Këtë vit, qeveria ka miratuar edhe rregullore­n e re për zhvillimin e territorit, në të cilën përcaktohe­n rastet se kur qytetarët duhet apo nuk duhet të depozitojn­ë deklaratë paraprake për kryerje punimesh në banesën e tyre. Kështu, zëvendësim­i apo riparimi i dritareve, dyerve, qepenave, ballkoneve, tarracave dhe mureve ekzistuese janë raste kur nuk kërkohet leje. Po ashtu, rifreskimi i lyerjes, suvatimit, vendosja e hekurave mbrojtës në dritare dhe e tendave të diellit janë ndërhyrje që qytetarët kanë dorë të lirë për t’i kryer. Përpos këtyre, janë renditur edhe rastet se kur punimet janë të ndaluara për t’u nisur, nëse për to nuk është vënë paraprakis­ht në dijeni bashkia apo komuna. Të tilla janë hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme, ndryshimi i mureve ndarëse dhe i mjediseve për shërbime higjienike. Brenda kësaj kornize kufizuese është edhe vendosja e paneleve diellore, si edhe vendosja e reklamave në fasadat e shtëpisë për qëllime biznesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania