Panorama (Albania)

Identifiko­het kufoma e gjetur në det, dyshime për drogën

Policia po heton në disa pista zbulimin e shkakut të vdekjes

- VLORË

Policia ka identifiku­ar trupin e pajetë të gjetur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë pas analizave të ADN- së.

Në bazë të këtyre analizave të kryera në Tiranë, ka rezultuar se kufoma i përket Luan Isait, 32 vjeç, i cili banonte në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Mësohet se familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të prej datës 15 shkurt të këtij viti. Identiteti i Luan Isait u gjet edhe në bazë të dëshmive të familjarëv­e, të cilët kanë dhënë informacio­ne në Polici, të cilat kanë ndihmuar në identifiki­min e tij. Ndërkohë, burime nga të afërm të 32- vjeçarit bëjnë të ditur se nuk kishin dijeni që Luani mund të merrej me mjete detare apo me trafikimin e lëndëve narkotike. Megjithatë, burime nga Policia kanë konfirmuar se po hetohet në disa pista, në atë të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet mjeteve detare, ku mund të ketë rënë në det gjatë trafikimit dhe të jetë mbytur, ose edhe ajo e ndonjë aksidenti të mundshëm në det. Por një tjetër pistë është edhe ajo e vrasjes nga persona të tjerë, të cilët më pas e kanë hedhur në det. Të tria këto pista janë duke u hetuar nga Policia e Vlorës, ndërkohë që për momentin nuk ka asnjë të dyshuar apo të arres- tuar për këtë ngjarje. Burime nga Policia konfirmojn­ë se pasi është bërë ADN- ja, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune apo ndonjë plagë e mundshme. Mësohet po nga Policia se dyshohet për një shenjë goditjeje në shpatull të 32- vjeçarit, por ajo nuk ka qenë me armë, çka mund të konfirmojë se mund të jetë një plagë e vjetër e tij në trup. Ndërkaq, gjatë paradites së të mërkurës, trupi i tij u është dorëzuar familjarëv­e, ndërsa ceremonia mortore është zhvilluar pikërisht në fshatin Gjorm. 32- vjeçari prej disa kohësh ishte larguar nga fshati i vendlindje­s dhe jetonte në lagjen “Pavarësia” së bashku me bashkëshor­ten e tij dhe madje pas afro një muaji priste të bëhej baba për herë të parë. Mësohet se 32- vjeçari kishte pasur në pronësi edhe një ambient bilardoje në zonën e lagjes “Pavarësia”. Trupi i Luan Isait u gjet mëngjesin e datës 9 mars në Portonovë të Zvërnecit, i dekompozua­r, anës bregut të detit, i mbuluar me rërë. Në momentin e parë trupi është gjetur sipas informacio­neve nga disa peshkatarë, të cilët lajmëruan policinë. Identifiki­mi tij në momentin e gjetjes ishte mjaft i vështirë. Burime nga policia konfirmojn­ë se dyshohet që persona të tjerë rezultojnë të humbur në det, por që nuk kanë asnjë lidhje me 32- vjeçarin. Dyshimet e Policisë vijnë pas ditës kur është sekuestrua­r një sasi droge rreth 1.2 tonë, e gjetur në afërsi të ishullit të Sazanit. Dyshohet se në gomone ndodheshin dhe dy persona, të cilët kanë tentuar trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë, por gjatë ndjekjes nga policia janë larguar, ose mund të kenë përfunduar edhe në det.

 ??  ?? Viktima Luan Isai
Viktima Luan Isai
 ??  ?? Vendi ku u gjet trupi i 32- vjeçarit
Vendi ku u gjet trupi i 32- vjeçarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania