Panorama (Albania)

Atentat pronarit të lokalit pas sherrit

-

ELBASAN - Një sherr i vjetër në një lokal të lagjes “Skënderbej” në Elbasan për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mëngjesin e së martës, Sadjan Bylykbashi ka dashur të hakmerret për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë, ku u konfliktua me një bashkëmosh­atar dhe fqinj të tij për motive banale. Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë 28- vjeçari Bylykbashi, pasi ka tentuar të vrasë me pistoletë shtetasin me iniciale D. I., 28 vjeç. Bylykbashi tentoi të vrasë me pistoletë 28- vjeçarin, duke qëlluar tre herë. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Mësohet se rreth dy vjet më parë autori ishte ulur në lokalin në pronësi të fqinjit të tij I. D., dhe mes tyre ka nisur një zënkë për motive të dobëta. Dyshohet se shkak ka qenë ulja e autorit në një tavolinë, dhe pronari dyshohet se i ka thënë se ajo tavolinë ishte e zënë. Pas disa kundërshti­mesh nga ana e autorit, pronari i lokalit e ka qëlluar atë me shpullë. Kjo ka qenë zënka mes dy fqinjëve, e cila ka zgjatur dy vjet, duke mos folur me njëritjetr­in, edhe pse dy dyer i ndanin dhe ishin rritur bashkë. Mësohet se autori asnjëherë nuk ishte shprehur se do të hakmerrej ndaj fqinjit te shokët e përbashkët, por e kishte mbajtur në heshtje hakmarrjen e tij, duke e lënë të mos dyshojë pronarin e lokalit për ndonjë hakmarrje të mundshme. Pikërisht mëngjesin e së martës, autori ka dalë nga banesa si çdo mëngjes dhe e ka ruajtur fqinjin e tij. Rreth orës 09: 00, ndërsa 28- vjeçari që ishte shënjestër e atentatit po hynte për në banesën e tij, sa ka hapur derën e shtëpisë, ka dëgjuar tri të shtëna. Pas kësaj, ai ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila identifiko­i si autor Sadjan Bylykbashi­n. Gjatë marrjes në pyetje, 28- vjeçari e ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të banesës së fqinjit të tij, por jo me motivin për ta vrarë, por thjesht t’i tregojë se nuk e kishte harruar shpullën e dy viteve më parë. Por, edhe pse kishte kohë që e planifikon­te këtë rast, ai ka shprehur pendesë për veprimin, duke thënë se donte thjesht ta trembte. Sakaq, Policia ka sekuestrua­r në vendin e ngjarjes tri gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.65 mm, si edhe pistoletën e autorit. Ndaj 28- vjeçarit rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania