Panorama (Albania)

Fëmija vdes pas rrëzimit nga lodra elektronik­e

-

DIBËR - Dy versione ka dhënë Policia e Dibrës në lidhje me vdekjen e një fëmije në Maqellarë të Dibrës. Mbrëmjen e së martës, zyrtarë të Komisariat­it të Dibrës pohuan se janë njoftuar nga Spitali Rajonal i Peshkopisë se një fëmijë ka mbërritur në urgjencë i pajetë. Fillimisht u tha se fëmija kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe u përplas me makinë nga vëllai i tij më i madh. Por dje paradite, njoftime sipas grupit hetimor sillte detaje të tjera të ngjarjes aksidental­e. Deklarohet se fëmija që humbi jetën tragjikish­t ishte 10 vjeç. Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë së tij dhe ka ecur me shpejtësi, me një mjet “Smart Balance” ( motor me dy rrota me bateri që luajnë fëmijët). Gjatë lëvizjes, fëmija E. Xh. ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në fillim me murin rrethues, ku është dëmtuar në fytyrë e në kokë dhe më pas si pasojë e humbjes së ekuilibrit nga përplasja me murin, dyshohet se është përplasur me gomën e pasme të automjetit në pronësi të të atit, mjet i cili sipas deklarimev­e të familjarëv­e ka qenë i parkuar në oborr. Nga veprimet hetimore dyshohet se automjeti ka qenë i parkuar në oborr dhe jo në lëvizje, siç u deklarua në informacio­nin paraprak, pasi nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se mjeti ka lëvizur pasi ka ndodhur ngjarja për ta çuar në spital fëmijën e dëmtuar. Hetuesit u shprehën se mbeten për t’u ekzaminuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së banesës për një hetim më objektiv. a. l

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania