Panorama (Albania)

Hetimi për pasurinë e Balilit, te familjarët

-

TIRANE - Biznesmeni që mbante postin e drejtorit të Shërbimit të Transporti­t në Sarandë deri një vit më parë po hetohet në dy drejtime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në njërën anë, Prokuroria po vlerëson provat e ardhura me letërporos­inë e parë nga Greqia, në lidhje me akuzat për trafikim droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e ekzekutimi­t të vendimit penal nr. 426, datë 09.12.2016, për caktim mase sigurimi "arrest me burg" për shtetasin Klement Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale "trafik i narkotikëv­e", "krijim i grupit të strukturua­r kriminal" dhe "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal", kanë bërë me dije burimet zyrtare. Nga ana tjetër, po hetohen pasuritë e Klement Balilit, ku të dhënat janë të vakëta. Deri tani, në emër të personit të kërkuar kanë rezultuar vetëm një objekt banimi në fshatin Sjar të Delvinës dhe një llogari rrjedhëse në bankë, ku i dyshuari tërhiqte pagën si drejtor i Transporti­t në Sarandë deri një vit më parë. Për këtë arsye, Prokuroria ka zgjeruar hetimin për rrethin e dytë e të tretë të familjarëv­e të Klement Balilit ( rreth 40 vetë) me dyshimin se pasuri të mundshme janë transferua­r tek ata.

 ??  ?? Klement Balili
Klement Balili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania