Panorama (Albania)

Policia gjen kokainë e hashash në dhomën e hotelit

-

Policia e Tiranës tha dje se personat e dyshuar si organizato­rë të këtij aktiviteti, Maria Th. dhe M. Çela, kanë ndërmjetës­uar për të ushtruar prostituci­on te shtetasja T. Gj. Policia kishte disa ditë që po gjurmonte dy tutorët dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur momenti i përshtatsh­ëm për të ndërhyrë, në mënyrë që të bëhej arrestimi në flagrancë. Burimet thanë se më datë 20 mars, rreth orës 23: 00, 27vjeçarja T. Gj. është kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi, duke ushtruar prostituci­on në grup, me klientët R. Zh., D. H. dhe K. Zh. Ndërsa në dhomë u gjetën 2 doza kokaine e një dozë hashashi, si dhe pajisjet për përdorimin e drogës, që u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Burimet thanë se pronari i hotelit ku u kryen arrestimet nuk ka pasur dijeni se aty ushtrohej prostituci­on. Personat kishin marrë tri dhoma, për të mos rënë në sy te sportelist­i, por më pas ishin futur të katërt në njërën dhomë, aty ku edhe u arrestuan. Madje, njëri prej klientëve pati edhe një përplasje me efektivët e Policisë, duke kundërshtu­ar arrestimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania