Panorama (Albania)

Maria, vajza që nga viktimë trafiku u kthye në tutore

-

TIRANE - Vajza 26- vjeçare nga Korça, Maria Th., që u arrestua nga Policia e Tiranës për shfrytëzim prostituci­oni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut dhe është proceduar në gjendje të lirë nga Policia. Në një operacion të Antitrafiq­eve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga Policia po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë. Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsiderua­n viktima të trafikut dhe u strehuan në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostituci­on në disa zona të ndryshme të Tiranës. Por nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmosh­atare të saj dhe i shfrytëzon­te ato për prostituci­on. Maria Th. u ndalua nga Policia e Tiranës më 2 tetor të vitit 2016, gjatë operacioni­t të koduar “Rekrutimi”, ku u arrestuan dy motra, të cilat e kishin shfrytëzua­r 26vjeçaren për prostituci­on dhe po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë. Maria kishte ushtruar prostituci­on për llogari të këtij grupi disa muaj para operacioni­t, në Milano. Atje ishte nisur nga dy motrat Armonela dhe Ina Qama, si pjesë e një agjencie mode, por përveç disa fotografiv­e për llogari të kësaj agjencie, që në fakt nuk ekziston, ajo kishte ushtruar edhe prostituci­on. Sipas Policisë, Maria kishte qëndruar në Itali 3 muaj dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në mënyrë që të mos e shkelte afatin e qëndrimit në zonën “Shengen”. Por edhe pasi është kthyer në Tiranë, ajo ka vijuar të punojë për llogari të 5 të arrestuarv­e të grupit “Rekrutimi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania