Panorama (Albania)

Vrasja për pazaret e drogës, Myrte: Dëshmitari ka lajthitur

-

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg autorin e dyshuar për vrasjen e regjistrua­r në fshatin Braçanj, që dyshohet se ka ardhur për shkak të pazareve të prishura të trafikimit të lëndës narkotike. Bashkë me David Myrten arrest me burg është dhënë dhe për të akuzuarin për dëshmi të rreme, Mendar Burnazi. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të hetimit. Kërkesa për arrest me burg nga organi i akuzës u kundërshtu­a nga mbrojtja, e cila ka ngritur disa argumente, duke pretenduar pafajësinë e 25-vjeçarit. Para gjykatës nuk ka hezituar të flasë dhe vetë i pandehuri, i cili ka refuzuar akuzat, duke ngritur edhe alibinë e tij. "Nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk jam unë autori. Personi që më identifiko­n mua është në lajthitje. Më ngatërron. Unë kam qenë me vëllain dhe shokët e mi në fshat dhe ata mund ta dëshmojnë këtë gjë, por Policia nuk pranon dëshminë e tyre pa urdhrin e prokurorit të çështjes", është shprehur Myrte. Menjëherë pas seancës ka reaguar avokati i të akuzuarit dhe vëllai binjak i tij, të cilët kanë pretenduar pafajësinë e David Myrtes, duke theksuar se akuza nuk ka prova dhe se është mbësh- tetur vetëm te paraqitja për njohje. "Akuza është mbështetur tek identifiki­mi i njërit prej të dëmtuarve, i cili është shprehur pas ngjarjes, e cila ka ndodhur kur ka qenë errësirë. David Myrte ka një vëlla binjak me të cilin është identik. Dëshmia që pretendohe­t se është kyçi i zbardhjes së kësaj ngjarjeje nga policia, bazohet te një fragment ku dëshmitari thotë se ka parë një xhup blu, por si mund të dallohet kjo gjë në errësirë të plotë. Gjithashtu, dëshmitari thotë se e kanë marrë në telefon disa persona me dialekt verior, çka është një tjetër fakt që hedh poshtë akuzat", u shpreh avokati Nevzat Tarelli. Pas seancës, togat e zeza u zhvendosën drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku ndodhet i shtruar i dëmtuari Mendar Burnazi. Edhe ndaj Burnazit gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, teksa aktualisht ai vijon trajtimin mjekësor në kushte të rrepta sigurie. Në ngjarjen e ndodhur në Braçanj më 18 mars mbeti i vdekur 44vjeçari Zarif Alliu, pas një sherri të nisur për prishjen e pazareve të drogës. Prokuroria bën me dije se shkak për përplasjen e dy grupeve është bërë një pagesë prej 12 mijë eurosh për Alliun, si pagesë për transporti­n e drogës për në Greqi. Ndaj 44-vjeçarit u ushtrua dhunë barbare me mjete të forta, duke bërë që të ndërronte jetë në spital.

 ??  ?? Daniel Myrte
Daniel Myrte
 ??  ?? David Myrte
David Myrte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania