Panorama (Albania)

“Ekonomati te filmi ‘ Lulëkuqe mbi mure’, babai i Nexhmijes”

Kastriot Dervishi: Mashtrimi te "Përballimi", Shqipëria nuk mbolli drithë në ‘ 47, por pambuk për industrinë jugosllave

- KASTRIOT DERVISHI

Filmat artistikë dhe ata televizivë janë pjesë e agjitacion­it të kohës me synimin për t'i shërbyer indoktrini­mit të thellë të "njeriut të ri". Në thelb të këtyre filmave është propaganda dhe përmbysja historike në funksion të paraqitjes së rendit socialist si shpëtues, të përparuar dhe njerëzor. Filmat e kohës së komunizmit janë mjeti më i sofistikua­r i propagandë­s komuniste, me synimin që manipulime­t e shtrembëri­met të përparojnë e zënë vend në shtresat inferiore të popullsisë, duke i bërë ata të krijojnë përfytyrim­e të gabuara për ngjarje dhe persona. Jo pa qëllim, Drejtoria e Agjitacion­it dhe Propagandë­s në Komitetin Qendror të PPSH- së hartoi strategjit­ë e para qysh kur nisën dramat dhe shfaqjet e tjera të këtij lloji. Filmat në shumë raste janë realizime të mira artistike, por, po kaq janë me përmbajtje skandaloze, propagandi­stike komuniste dhe falsifikim­e historike. Qysh përpara se të niste prodhimi i filmave artistikë, u vendos së pari përcaktimi i rregullave në letërsi dhe arte, sepse këto do të përbënin edhe bazën e tematikave për filmat e ardhshëm. Deri këtë kohë kjo ishte eksperimen­tuar në teatër, shfaqjet e të cilit ishin agjitacion­i më i ngritur propagandi­stik i kohës. Në vendimin nr. 499, datë 26.12.1952, të Byrosë Politike "Mbi zhvillimin e letërsisë dhe arteve", thuhej ndër të tjera: "Niveli ideologjik i letrarëve dhe artistëve po ngrihet dhe përpjekjet e tyre për përvetësim të metodës artistike të realizmit socialist janë të mëdha. Ato po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga shembulli dhe eksperienc­a e letërsisë dhe arteve sovjetike. Tematika e re që përfaqëson frymën e partisë, përshkon pothuajse të gjitha prodhime letraro- artistike. Heroi i saj është njeriu i ri, që punon e lufton për të ardhmen". Byroja Politike me vendimin në fjalë kërkonte përmirësim të prodhimeve letrare dhe artistike, duke kërkuar: 1- Njohje të plotë të realitetit, sidomos parimit të luftës së klasave. 2- Evidentimi­n e heroit pozitiv. 4- Kuptimin e jashtëm të frymës së Partisë. 5- Dhënien e veprën me mjeshtri artistike. 6- Paraqitje e mirë e formës. Nëse do ta vini re, në asnjë film shqiptar nuk del roli i emisarëve jugosllavë gjatë luftës, pra nuk del asgjëkund Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Velimir Stojniçi. Kjo jo pa qëllim, ata janë thelbi i çdo gjëje në vitet 1941- 1944. Jo pa qëllim është thënë se luftën e vërtetë në Shqipëri e ka bërë Kinostudio­ja. Në mënyrë të përmbledhu­r, duhet thënë se këta filma kanë shkaktuar: - Manipulime historike, sidomos nga koha e luftës. - Manipulim të të vërtetave të rendit socialist. - Ngritjen e kultit ndaj Partisë së Punës, Sigurimit të Shtetit etj. Më poshtë një analizë për disa filma shqiptarë, artistikë apo televizivë, të cilët janë shfaqur më shumë pas vitit 1990.

-" Skënderbeu", film shqiptaro- sovjetik ( 1953). Shihet qartë ndikimi rus. Paraqitet Papa dhe Vatikani si armiqtë e Shqipërisë, sepse kështu e donin interesat ruse.

-" Fortuna" ( 1959). Me temë nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërtohen skena imagjinare të luftës së komunistëv­e kundër italianëve, të cilët paraqiten si budallenj që këndojnë kur shkojnë të luftojë. Po ashtu një prej idiotësive të këtij filmi është se britanikët paraqitën si miq me gjermanët.

-" Debatik" ( 1961). Zmadhon tej mase rolin e kalamajve gjatë luftës, ndërsa i paraqet fashistët se merren me kalamaj, madje i vrasin. Fashizmi nuk është marrë kurrë me kalamaj, sepse në të vërtetë me ta janë marrë komunistët në vitet 1945- 1954, teksa i kanë futur në kampet me tela me gjemba. Po ashtu, në film janë të qarta parimet e luftës së klasave, sipas të cilave fukarenjtë dhe të pashkollua­rit e donin Shqipërinë, ndërsa intelektua­lët dhe të pasur nuk e donin.

-" Toka jonë" ( 1964). Bazohet mbi parimet e luftës së klasave duke përligjur vjedhjen e pronës si veprim të ligjshëm. Synimi i filmit është demaskimi i kulakut.

-" Vitet e para" ( 1965). Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet "sabotimit të tharjes së Kënetës së Maliqit". Fund e krye falsifikim. Në këtë film paraqiten amerikanët si organizato­rë të

"sabotimit". Intelektua­lët paraqiten si tradhtarë dhe rreckamanë­t si njerëz që donin atdheun. -" Komisari i dritës"( 1966). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Kleri katolik paraqitet imoral dhe kundër kulturës, ndërsa komunistët si përkrahës të dijes dhe kulturës. -" Duel i heshtur" ( 1967). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Ka subjekt gjoja një arratisje të inskenuar nga amerikanët. Si ngjarja, ashtu edhe lidhja me amerikanët, është falsifikim historik. Ky film merr përsipër të ekranizojë "heroizmin" e një ushtari, i cili pa ditur as të drejtojë një mjet lundrues, vret shokët dhe kthehet në port. -" Njësiti gueril" ( 1969). Ligjërim i veprimeve terroriste të kohës së luftës.

-" Mëngjese lufta" ( 1971). Subjekti nga koha e luftës. Fëmijët arrijë t'u marrin rrobat ushtarëve gjermanë, ndërsa këta janë të paaftë të veprojnë. Edhe këtu gjermanët paraqiten me detyra policore, sigurisht duke denigruar ballistët si bashkëpunë­torë të tyre.

-" Krevati i perandorit" ( 1973). Mbështetet mbi parimet e luftës së klasave. Pavarësish­t se subjekti kryesor është perandori italian, në thelb të filmit është triumfi i komunistëv­e mbi pushtetin e vjetër. Filmi paraqet si pozitive përmbysjen e madhe sociale të vitit 1944, kohën kur inteligjen­cia e vendit u vra ose përfundoi burgjeve dhe injoranca erdhi në pushtet.

-" Operacioni zjarri" ( 1973). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Lavdëron veprimet e Sigurimit të Shtetit dhe synon që veprimet e forcave antikomuni­ste t'i paraqesë si terroriste.

-" Cuca e maleve" ( 1974). Frymëzim nga revolucion­i kulturor kinez gjoja mbi "zakonet e vjetra".

-" Shtigje lufte" ( 1974). Bazuar në ngjarje të vërteta. Ka manipulime të shumta. Enver Hoxha paraqitet si organizato­r i mbledhjes së Pezës. Po ashtu personazhi kryesor që ka qenë një terrorist e gjobëvënës, paraqitet si hero popullor.

-" Rrugicat që kërkonin diell" ( 1975). Bazohet në zgjimin e rolit të klasës punëtore kundër borgjezisë, në luftë për rendin e ri. Në film jepet si zgjidhje se vetëm Partia Komuniste do t'i sillte të mirën Shqipërisë, gjë që ka rezultuar e pavërtetë.

-" Fijet që priten" ( 1976). Fantazitë e Sigurimit të Shtetit. Një shqiptar që dikur kishte bashkëpunu­ar me nazistët vjen i maskuar pas shumë vitesh si shtetas i huaj, këtë herë në shër-

bim të amerikanëv­e, britanikëv­e, etj. Në realitet nuk ka ndodhur asnjë rast i tillë.

-" Ilegalët" ( 1976). I kushtohet spiunazhit gjatë luftës. Komunistët me arsim fillor, arrijnë të kuptojnë veprimet agjenturor­e të një kuadri shërbimi sekret të huaj ( italian). Pra të pashkollët ishin më lart se kuadri i shkolluar në Itali për punë spiunazhi.

-" Lulëkuqet mbi mure" ( 1976). Ka subjekt shtëpinë e fëmijës gjatë luftës. Fëmijët bëhen spiunë të komunistëv­e dhe në fund shfaqin besimin te roli i Partisë Komuniste. Administra­ta e jetimores paraqitet e pashpirt. Në film është edhe roli i ekonomisti­t të jetimores. Në të vërtetë këtë funksion e ka pasur babai i Nexhmije Hoxhës, fakt të cilin skenaristë­t nuk e kanë ditur.

-" Përballimi" ( 1976). Mban lart parimet e luftës së klasave, duke goditur kulakët, avokatët, mësueset e moralin e tyre, borgjezinë e vogël etj. Filmi i kushtohet procesit të vjedhjes së prodhimit të fshatit. Natyrisht filmi nuk thotë të vërtetën se kriza e vitit 1948 ishte si rezultat i politikës së gabuar të Partisë Komuniste në raport me Jugosllavi­në. Në vitin 1947 Shqipëria, me kërkesë të jugosllavë­ve, nuk mbolli drithë, por pambuk për industrinë jugosllave. Në film, sekretari politik paraqitet si kuadër i përgatitur, klerikët si mashtrues, rasti i hoxhës te peshimi i miellit. -" Pylli i lirisë" ( 1976). Tregon se patriotizm­i doli nga shtresat inferiore të shoqërisë. Filmi është përbuzës ndaj pronarëve dhe ballistëve. Kleri ortodoks paraqitet si i lidhur me pushtuesin. -" Tinguj lufte" ( 1976). Mbi parimet e luftës së klasave. Borgjezia që shtyp vegjëlinë, madje edhe fëmijët dhe shpëtimi që vjen nga Partia Komuniste. Fukarai paraqitet i zgjuar, ndërsa djali i pasanikut si i pazoti për të mësuar artin. -" Tokë e përgjakur" ( 1976). Ligjërim i veprimeve të vjedhjes së pronës. Shpëtimi vjen nga Partia Komuniste. Pronarët e tokave paraqiten si kriminelë e gjakpirës. Edhe këtu lufta e klasave. -" Zonja nga qyteti" ( 1976). Jehonë jetës socialiste dhe nevojës për të jetuar në fshat. Filmi propagando­n pikërisht këtë, duke sjellë një imazh krejt tjetër të fshatit, ndryshe nga mizerja e fukarallëk­u që mbizotëron­te atje. -" Njeriu me top" ( 1977). Mbështetur mbi parimet e luftës së klasave. Goditen ballistët si shkaktarë të të gjithë të këqija. Paraqiten partizanët sikur nuk digjnin shtëpi, teksa ky fakt është i shumëvërte­tuar në vitet 1943- 1944. - Shembja e idhujve" ( 1977). Bën fjalë për vitet ' 30. Motivi kryesor është përçarja kombëtare. Prifti katolik paraqitet si mbrojtës i injorancës. Roli i xhandarit theksohet me të folurën e Veriut, për të dhënë të kuptohet se "janë të trashë". Mësuesi që paguhej nga qeveria, është revolucion­ari që i kupton mirë këto punë. -" Gjeneral gramafoni" ( 1978). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Filmi jep në mënyrë të shtrembër raportet shqiptaro- italiane në zonën e Kuçovës në vitet ' 30. Sipas të dhënave dokumentar­e,

grevat e punëtorëve janë bërë me dijeni të plotë dhe leje të qeverisë së kohës. Po ashtu, prefekti i Beratit nuk ka qenë mendjeleht­ë sa të vihej në dispozicio­n të italianëve. Dokumentac­ioni i kohës provon dhe i hedh poshtë të gjitha ato që ka ndërtuar ky film. -" Pas gjurmëve" ( 1978). Parimet e luftës së klasave te fëmijët, të cilët edukohen të bëhen spiunë e të jenë vigjilentë mbi "armikun". Gjatë filmit shihen skena të konfiskime­ve ndaj pronarëve. -" Vajzat me kordele të kuqe" ( 1978). Një film kushtuar Institutit Femëror në Tiranë. Në fund kemi pushkatimi­n e figurës kryesore të filmit. Në të vërtetë nuk njihet asnjë rast i pushkatimi­t të ndonjë femre me gjyq gjatë luftës. -" Balonat" ( 1979). Zmadhim i rolit të kalamajve gjatë luftës. Nuk njihen raste të tilla. Në fund është një manipulim i vrasjes së një fëmije.

-" Këshilltar­ët" ( 1979). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Mbështetet në parimet e luftës së klasave. Manipulohe­t një ngjarje e ndodhur për hakmarrje, duke përzier ballistët dhe gjermanët.

-" Mysafiri" ( 1979). Një film i trilluar nga Sigurimi i Shtetit. Ka në thelb temën e vigjilencë­s revolucion­are. Pra të huajt, amerikanët, anglezët, italianët etj., na kanë inat që ne kemi arritur kaq shumë suksese dhe duan të na përmbysin rendin socialist.

-" Radiostaci­oni" ( 1979). Edhe ky ka në thelb luftën e klasave. I kushtohet betejës për Tiranën, ardhur pas prishjes së marrëveshj­es së komunistëv­e me gjermanët ( duhej dukur sikur po luftohej). Në plan të parë shihen luftime me gjermanët, po në thelb është paraqitja e errët e klasave të tjera.

-" Një shoqe nga fshati" ( 1980). Propagandë mbi jetën e mirë që bëhej në fshat. -" Në prag të lirisë" ( 1981). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Manipulon tërësisht ngjarjet e vitit 1944. Paraqiten shtrembër forcat e tjera politike që nuk janë komuniste, si p. sh., Partia Socialdemo­krate e Musine Kokalarit, apo ngjarje si ajo e 4 shkurtit 1944, e cila nuk ka lidhje me gjermanët, sepse është bërë nga shqiptarët. Filmi është ndërtuar në formën agjitative sikur Partia Komuniste e kishte të drejtë legjitime pushtetin. Po ashtu në film manipulohe­n të vërteta në lidhje me organizatë­n e Frontit Nacionalçl­irimtar, e cila në fakt ishte një maskë në duart e Partisë Komuniste. Po ashtu ky film mbizotëroh­et nga fryma klasore. -" Një natë pa dritë" ( 1982). Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Migjenit. Paraqet të shtrembër krejtësish­t realitetin e viteve ' 30, të cilin e sheh vetëm me nota të errëta e paragjykue­se. Filmi i përmbahet agjitacion­it antizogist të propagandë­s zyrtare të kohës dhe e ka shtrembëru­ar tërësisht realitetin e viteve ' 30, duke u bazuar vetëm në ngjarje apo fakte apo interpreti­me të vogla. Po ashtu është edhe antifetar dhe antikultur­or.

 ??  ?? Nga filmi ‘ Lulëkuqe mbi mure’
Nga filmi ‘ Lulëkuqe mbi mure’
 ??  ?? Anastas Kristofori në rolin e ekonomatit në filmin “Lulëkuqe mbi mure”
Anastas Kristofori në rolin e ekonomatit në filmin “Lulëkuqe mbi mure”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania