Panorama (Albania)

Ambasadori: Asnjë shqiptar mes të plagosurve

-

Disa orë pas sulmit, ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, ka raportuar për mediat se deri në atë moment asnjë shqiptar nuk mendohet të jetë në mesin e të plagosurve. "Nuk kemi informacio­ne për shqiptarë të plagosur. Sapo të kemi të reja të fundit nga kjo ngjarje e rëndë, do të informojmë me shtetësinë e personave të plagosur". Sipas Qirkos, personat e plagosur janë kryesisht turistë, shtetësia e të cilëve nuk dihet ende. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thotë se nuk ka shtetas shqiptarë në mesin e viktimave dhe të plagosurve. Po ashtu, MPJ dënon sulmin dhe shpreh mbështetje­n në luftën kundër terrorizmi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania