Panorama (Albania)

Sfida e Hysajt: Me Italinë nuk luajmë për barazim

"E vështirë të kesh Insinjen kundërshta­r"

-

Elseid Hysaj mendon se Shqipëria nuk shkon në Itali thjesht për një barazim.

Ai beson se kuqezinjtë i kanë mundësitë për të bërë surprizën në tokën e "axurrëve". Në konferencë­n e djeshme për shtyp nga Durrësi, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares dhe Napolit, Elseid Hysaj, theksoi se kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në garë për vendin e dytë. Sipas tij, nesër do të kërkohet fitorja për të pasur shanse për zonën "play- off".

Sa i përket lodhjes fizike si pasojë e aktivizimi­t në çdo ndeshje me Napolin, Hysaj u shpreh se gëzon një formë të mirë dhe ndien kënaqësi që luan gjithnjë. Nga ana tjetër, mbrojtësi shkodran nuk ngur- roi të komentonte edhe përballjen që pritet të ketë me shokun e ekipit, Lorenco Insinje, i cili pritet të jetë titullar tek Italia.

Çfarë ju ka thënë shoku juaj te Napoli, Insinje, në prag të kësaj ndeshjeje?

Kemi bërë disa shaka pas ndeshjes së fundit me Empolin. Pasi jemi përshëndet­ur, i thashë: "Jemi kundërshta­rë tani, s'do flasim më". Do jetë një ndeshje e bukur, si për mua, si për të, sepse mund të ndodhë që ai të sulmojë në krahun tim dhe do më duhet ta mbroj unë.

Sa e vështirë është për të ndalur Insinjen në këtë moment të mirë që po kalon?

E dinë të gjithë që është një lojtar shumë i mirë, që po rritet çdo ditë. Do të jetë e vështirë ta bllokojmë, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën, siç kemi bërë ndaj të gjithë lojtarëve.

Cilat janë shanset e Shqipërisë për një rezultat pozitiv në Palermo?

Besoj që kemi gjithnjë mundësi për të marrë rezultat pozitiv. E pamë në ndeshjen Maqedoni- Itali që Maqedonia luajti shumë mirë dhe i pati mundësitë të merrte një rezultat pozitiv. Thjesht duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe të sulmojmë më mirë.

Cila mendoni se është diferenca mes dy kombëtarev­e?

Futbolli tani është në nivele të njëjta. Thjesht janë disa lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por e kemi parë në shumë ndeshje që nuk dallohet diferenca e lojtarëve kampionë, me ata që luajnë në kategori më të ulëta. Si shembull është ndeshja Maqedoni- Itali, që e thashë dhe më lart. Besoj që do të jemi gati dhe do jetë një ndeshje shumë e bukur.

Italia është më e fortë në sulm me Venturën, apo në mbrojtje, siç ka qenë historikis­ht?

Ne duhet të mendojmë si të mbrohemi vetë. Pastaj, nëse Italia mund të bëjë më mirë duke sulmuar apo duke mbrojtur, kësaj nuk i dihet. Ato janë skemat e trajnerëve, por besoj që mirë apo keq ne e dimë çfarë vlerash kanë dhe ua njoh lojtarët. Besoj se do të jemi të përgatitur dhe i kemi marrë masat për çfarëdollo­j mënyre që ata do të luajnë.

Si i shikoni tashmë shanset për kualifikim pas humbjes me Izraelin?

Nuk kemi dalë ende nga gara, sepse janë edhe 6 ndeshje dhe nuk i dihet si do të shkojnë. Me Izraelin ishte një ndeshje që na shkoi keq, por besoj që me ndihmën e trajnerit dhe stafit e kemi marrë veten. Jemi duke u përgatitur mirë, sepse të gjithë lojtarët janë profesioni­stë. E kemi kuptuar ku kemi gabuar dhe besoj do të japim më të mirën në fushë që gjithçka të shkojë OK.

Mungesat janë të shumta në mbrojtje, mendoni se mund të ndikojnë?

Mungesa kemi pasur edhe më parë dhe gjithmonë kam thënë që kushdo që do të luajë, do të japë 100 për qind dhe do të tregojë vlerat e vetes.

Një pikë ndaj Italisë do të ishte OK?

Ne do shkojmë të luajmë për rezultat pozitiv, jo thjesht për një barazim. Në futboll të gjithë luajnë për fitore dhe, për më tepër, duhet të fitojmë për të arritur vendin e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania