Panorama (Albania)

Video- skandali, biseda e Andi Lilës me hoxhën: Si na futen priftërinj­të në dhomat e zhveshjes

ZBULOHET VIDEOJA E REGJISTRUA­R MBREME NE HOTELIN E KOMBETARES. IMAMI AHMED KALAJA ME LILEN E SADIKUN

-

Lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, janë përfshirë në një video skandaloze, ku tregojnë se si tallen me besimin fetar të krishterë në skuadrat që luajnë jashtë vendit. Videoja është publikuar nga imami Ahmed Kalaja në Facebook- un e tij. Në këtë video të regjistrua­r me celular, Andi Lila tregon se si tallet me priftërinj­të në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t'i bekuar para ndeshjeve të kampionati­t. Në videon 17- minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku, ndërkohë që imami Ahmet Kalaja nxit lojtarët e Kombëtares të tregojnë historitë qesharake. Videoja është regjistrua­r në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbullua­r Kombëtarja para ndeshjes me Italinë.

BISEDA E PLOTË

Ahmed Kalaja: Selam Alekum! Andi do tregosh ndonjë të fortë ti? Andi Lila: Lerë se pastaj thonë pse ndahet prej feje... Se unë i kam me prift...( qeshin të gjithë) Ahmed Kalaja: Çër boni ai prifti, çër bani kur erdhi atje ke ju? Andi Lila: Po erdhi prifti, se vjen çdo muj prifti.

Ahmed Kalaja: Që t'ju bekojë? Andi Lila: Po, që t'na bekojë. Tashi juve jua tregova, tani t'ua tregoj ktyne. Edhe vjen aty ke stërvitja muj për muj, edhe kemi atë grupin dhe unë desha ta nxirrja fotografi edhe erdhi aty me i dhomë të vogël me gjithë trajnerin se ishte prift i modh. Armando Sadiku: Ndize atë atje. Andi Lila: Pse, u fik drita? Armando Sadiku: E lene, se s'ka gja. Andi Lila: Ky është prift i modh fare, thonë kta. Ahmed Kalaja: Po pse ata priftat e tjerë që vishin, ça ishin...?

Andi Lila: Ishin ma t'vegjël, pra. Se muj për muj çdo datë 1 bëjnë këtë te stërvitja. Se ça e kanë atë, pagëzimin a bekimin me ujë. Ahmed Kalaja: Bekimin, bekimin me ujë të knum. Andi Lila: Hedhin ujë, ruhem unë mos më kap noj pikë uji.( qesh) E nejse mo, kur vjen ndonjë prift që s'o aq i madh, varin turinjtë ata, thonë ba ba ba ça na paskan pru. Ahmed Kalaja: Na paskan pru nji të vogël. Andi Lila: Do ti një dit na erdhi ai i pari fare. Kujt ia priste menja që do vinte ai e burr, u ngritëm në këmbë të gjithë kur kalonte prifti, ça thu fshishin rrugën. E nejse mo, erdhi ai në dhomë aty, s'kisha ku të dilsha. Mçifu anej, dil knej, ai zgjaste dorën, të gjithë i puthshin dorën, vap- vap. Ahmed Kalaja: Si e jepte dorën prifti këshu ( zgjat dorën e vet, Lila tregon si e puthin dorën).

Andi Lila: E puthshin të gjithë. Doli trajneri më pa mua, tha ky është alvanos, është nga Albania, është shqiptar. A tha kta janë besimtarë të mirë dhe vap...

Ahmed Kalaja: Kështu tha? Andi Lila: Po re.

Ahmed Kalaja: Për Zotin! Andi Lila: Zgjati dorën, ma dha afër turinjve, me t'ia kap dorën vap: si ke qenë ti, mirë?! Ata të gjithë obobo, na fëlliqe. Ça bon ti kshtu re? O none e zez.( Qesh) E kishte kryqin kështu me flori e me kshu. I varej mjekra. Hej Zot! Njeri i mirë than, është i mirë shumë, kur dëgjum mas nja dy javësh në Selanik e kishin kap pa brek. ( Qeshin). Rob i mirë shumë, në fakt. O Zot i madh...

Armando Sadiku: Mirë që s'të paskan heq fare. Mirë që s'të paskan zhduk ty. Andi Lila: Po ç'du unë. Po njëherë kemi pas një trajner super besimtar i fesë. Ahmed Kalaja: I fesë së atyre.. Andi Lila: I fesë ortodokse po, ishte gjith ditën, mos them që dhe formacioni shkonte n'kishë dhe e bënte aty n'kishë. Mbledhte te qendra stërvitjes tonë 20 prifta për iher, vishin aty, rrishin tu pi kafe. Ne t'u bo stërvitje, priftat atje, ky rrinte i shifte.

Ahmed Kalaja: Prandaj ratë nga kategoria ju! Andi Lila: Shpëtum, shpëtum. E nejse mo, ky shifte prifta a vazhdojmë stërvitjen, lushim e kshtu, bën një gjuajtje në portë, ishin ul prifat e kishim nji zezak nga Senegali. Ishte mysliman ky, gjysëm myslimani s'u merrte vesh ça ishte ai. Vinte u falte nej herë me ne. E nejse mo, t'u bo gjuajtje n'portë ne, ky kastile ia çon topin. Se s'e fuste në formacion ktë zezakun, ia fut topit e kalon larg e çon mu ke prifat ku pishin kafe, bap. 20 prifta të vesh me të zeza ul aty, e çoi topin mu atje, e përplas topin në xham te kafja i shkon priftave, u tremën ata... I thotë trajneri atij, Poli e quajnë, Pol Keita. I thotë Satana, Satana.. Dil përjasht, je shejton. ( Qesh) Kemi shejtonin këtu, se gja i gjujti priftit. Shejtoni dil përjasht. O Zot i modh. ( qeshin). Ça thu ti dhe kët e bone ti.

Armando Sadiku: Tregoji atë të atij priftit ( qesh). Ahmed Kalaja: ( qesh) Andi Lila: Po i njëjti trajner na thotë që do të shkojmë në një vend të shenjtë që është rrugës nga Janina në Selanik.

Ky shifte prifta a vazhdojmë stërvitjen, lushim e kshtu, bën një gjuajtje në portë, ishin ul prifat e kishim nji zezak nga Senegali. Ishte mysliman ky, gjysëm myslimani s'u merrte vesh ça ishte ai. Vinte u falte nej herë me ne. E nejse mo, t'u bo gjuajtje n'portë ne, ky kastile ia çon topin. Se s'e fuste në formacion ktë zezakun, ia fut topit e kalon larg e çon mu ke prifat ku pishin kafe, bap. 20 prifta të vesh me të zeza ul aty, e çoi topin mu atje, e përplas topin në xham te kafja i shkon priftave, u tremën ata... I thotë trajneri atij, Satana, Satana.. Dil përjasht, je shejton

Kishim ndeshje ndaj PAOK- ut dhe do të ndalonim në Veria, ku në ato ditë kishte rënë shumë dëborë. Do të shkonim në një manastir, por kishte aq borë, sa që shoferi mezi po e drejtonte autobusin. Trajneri i thoshte: futu djathtas, futu majtas. Kur e shikojmë ne veten në majë të malit. Çfarë duam këtu?! Ne kishim ikur për ndeshje, ndërkohë që autobusi po ikte sa majtas, djathtas. Shoferi ishte si budalla dhe qull në djersë nga sikleti. I thoshte trajnerit ku të shkonte më, ndërsa ai ia kthente: hec more, Zoti është para, ne jemi pas. Domethënë ne na ndihmonte Zoti. Autobusi u fut në mes të dëborës dhe se si kemi dalë një Zot e di. Shkuam në majë të malit në kishë, po s'dolëm nga autobusi hiç se çfarë do bënim. Ishte ftohtë dhe për më tepër te Janina ishim nja katër lojtarë muslimanë. Këto argjentina­sit dhe brazilianë­t që kam në ekip, nuk futen kurrë në kishë.

Ahmed Kalaja: Nuk e pranojnë ata të futen, se janë protestant­ë. Andi Lila: Nuk e di se çfarë janë. Armando Sadiku: As unë nuk e kam marrë vesh se çfarë janë këta brazilianë­t, argjentina­sit dhe uruguajanë­t. Gjithmonë nuk i kam kuptuar në ekipet që i kam pasur, ama kryqet dhe tatuazhet i bëjnë. Kalaja pyet Armando Sadikun: Po me namazin, si je Armand? Andi Lila: Mirë jam. Një ditë gropë balli, një muaj rresht gjithë namazet ( qesh). Më tha një hoxhë t'i falja të gjitha. Ahmed Kalaja pyet Lilën: Thuaje pak atë historinë me imamin në namaz, se thua bukur. Që të bëjmë pak drejtësi... Andi Lila: Jo, atë nuk e them se je ti këtu. Ahmed Kalaja: Thuaje, ta kam bërë hallall. Andi Lila: Ishte njëri që rrinte me dele në mal dhe atë vit i kishte ecur mbarë shumë... Andi Lila: Sa po na shohin "live", duket aty? Ahmed Kalaja: Janë 685... 690 direkt. Andi Lila: Selam Alejkum. Armando Sadiku: Alejkum Selam. Andi Lila: Edhe një herë tjetër, të them një histori të bukur fare... Ahmed Kalaja: Atë, atë me imamin që ishte në namaz. Atë e tregon bukur shumë ti. Andi Lila: Cilin imam? Ahmed Kalaja: Atë pra, që ishte në... Andi Lila: Aha... Po atë s'e them unë...( qesh). Ahmed Kalaja: Që të vendosim pak drejtësi pra, se po flasim vetëm për priftërinj­të... Andi Lila: Atë s'e them unë, se je ti këtu... Ahmed Kalaja: Po s'ka problem. Ta kam bërë hallall. Andi Lila: Ishte njoni, d. m. th. që rrinte veç në mal me dele. Atë vit i kishte ecur mbarë shumë. Ça të bëj. Ça të bëj

 ??  ?? Lila e Sadiku gjatë bisedës me hoxhën Kalaja
Lila e Sadiku gjatë bisedës me hoxhën Kalaja
 ??  ??
 ??  ?? Ahmed Kalaja në video
Ahmed Kalaja në video
 ??  ?? Andi Lila gjatë videos
Andi Lila gjatë videos
 ??  ?? ANDI LILA DHE ARMANDO SADIKU ( MAJTAS) IMAMI AHMED KALAJA NE DHOMEN E DY LOJTAREVE TE KOMBETARES
ANDI LILA DHE ARMANDO SADIKU ( MAJTAS) IMAMI AHMED KALAJA NE DHOMEN E DY LOJTAREVE TE KOMBETARES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania