Panorama (Albania)

Nga lista e Lezhës te deputetët e Vlorës, kë preku dekriminal­izimi

-

KQZ, që nga miratimi i ligjit të dekriminal­izimit, ka marrë vendim për heqjen e mandateve vetëm për tre zyrtarë të lartë. Megjithatë, lista e zyrtarëve të lartë të prekur nga ligji është edhe më e gjatë. Në dhjetor të vitit 2016, me kërkesë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, KQZ vendosi t’u hiqte mandatet deputetit të PDIU-së ( pjesë e grupit të PD) Dashamir Tahiri, deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami, dhe kryebashki­akut të Kavajës, Elvis Rroshi. Kryetari i KQZ- së, Denar Biba, deklaroi në atë kohë se ligji nuk e përcaktont­e siç duhej rolin që institucio­ni i drejtuar prej tij duhej të mbante, por për aq kohë sa ishte Prokuroria që e kërkonte mbarimin e mandatit, vendimmarr­ja për heqjen e mandateve u miratua. Më herët, pas miratimit të ligjit të dekriminal­izimit, në vitin 2015, kishte dhënë dorëheqjen ish- deputeti socialist, Arben Ndoka. Por pavarësish­t disa dorëheqjev­e, akuzat e opozitës në lidhje me individët e inkriminua­r në radhët e maxhorancë­s do të vijonin. Pas akuzave të vazhdueshm­e, lidhur edhe me përfshirje­n e tij në një përplasje të armatosur në Laç, në vitin 2015, në shkurt të këtij viti dha dorëheqjen edhe deputeti Armando Prenga. Opozita e cilësoi largimin e Prengës një tjetër sukses të sajin, ndërkohë që për Partinë Socialiste largimi i tij u hiqte socialistë­ve një mandat në Lezhë. I vetmi kandidat i ngelur nga lista e deputetëve të PS në Lezhë ishte Kastriot Piroli. Por edhe Piroli, për shkak të një- dy dënimeve të marra për shpërdorim detyre, ishte subjekt i ligjit të dekriminal­izimit dhe nuk mund të merrte mandatin. Piroli, njësoj si disa deputetë të tjerë të maxhorancë­s, vendosi të refuzojë marrjen e mandatit në KQZ, duke dhënë dorëheqjen prej tij. Mandati i socialistë­ve në Lezhë i kaloi Petrit Gjonit, i cili ka kandiduar në zgjedhje nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania