Panorama (Albania)

Me pajisje përgjimi, kush është izraeliti që po tremb Tiranën

KAPET NE RINAS YORAM FRIG: E PERDOR PER GJETJEN E PERGJUESVE

-

Një shtetas izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria me një pajisje që dyshohet se mund të përdoret për përgjime, është ndaluar pasditen e së enjtes në Aeroportin e Rinasit.

Pajisja e dyshimtë është zbuluar gjatë kontrollev­e të bagazheve të udhëtarëve. Në këtë moment është konstatuar se valixhja e zezë ishte në pronësi të një shtetësi të huaj. Pronari i objektit të dyshimtë është 51- vjeçari Yoram Frig, banues të Telaviv, i cili ka dy kompani investigim­i, një në Qipro dhe një në Izrael. Policia e Tiranës reagoi mbrëmë zyrtarisht në lidhje me këtë rast, duke deklaruar se pajisja e dyshimtë dhe një telefon i shtetasit të huaj janë sekuestrua­r aktualisht nga prokuroria. "Nga informacio­ne të marra për hyrjen e shtetasit të huaj nga Izraeli, F. Y., 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronik­e, sektori për Krimin Ekonomiko- Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë filloi veprimet verifikues­e dhe procedural­e në bashkëpuni­m me njësinë e prokuroris­ë TaskForcë, pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm", tha dje policia. Ndërsa sqaroi se ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Ko- misariatit të Policisë, Rinas. Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariat­it Rinas, në drejtimin e prokurorit u bë këqyrja e kësaj aparature elektronik­e dhe pritet akt- ekspertimi për të përcaktuar çfarë funksioni kryen.

IZRAELITI Shtetasi Yoram Frig ka deklaruar në Policinë e Tiranës se nuk kishte me vete një përgjues, por një pajisje që detekton përgjuesit dhe që nuk lejon që në një ambient të caktuar të përgjohet. Frig ndodhej në Tiranë prej dy ditësh, ndërsa të enjten mbrëma do të largohej nga Aeroporti i Rinasit. Ky shtetas ka dy kompani investigim­i, në Qipro dhe Izrael dhe në këtë formë e ka justifikua­r edhe pajisjen që mban- te me vete. Emri i këtij personi ka dalë edhe në skandalin e "Panama Papers", pasi rezultoi të kishte llogari në parajsat fiskale. Prej mbrëmjes së të enjtes ai është mbajtur i shoqëruar në Komisariat­in e Rinasit, ndërsa mbrëmë u transportu­a në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u mor në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë me saktësi funksionin e pajisjes, që në pamje të parë duket si një laptop me skaner.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shtetasi izraelit i ndaluar në Tiranë, Yoram Frig
Shtetasi izraelit i ndaluar në Tiranë, Yoram Frig

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania