Panorama (Albania)

60 vjet paqe, demokraci, solidarite­t në BE

- ROMANA VLAHUTIN

Më25 mars, Bashkimi Eu ropian shënon 60 vjet nga nënshkrimi i Traktateve të Romës, hapi i parë drejt një Europe të bashkuar. Që prej lindjes së komunitete­ve europiane në vitin 1957, qytetarët e shteteve anëtare kanë gëzuar gjashtë dekada paqeje, mirëqeniej­e dhe sigurie të panjohura më parë...

Ne përpiqemi për rregulla më të mira globale. Rregulla që i mbrojnë njerëzit nga abuzimi. Rregulla që zgjerojnë të drejtat dhe ngrenë standardet. Çfarëdo ngjarjesh që të sjellë e ardhmja, një gjë është e sigurt: BE- ja do të vazhdojë ta vendosë paqen dhe sigurinë ndërkombët­are, bashkëpuni­min për zhvillim, të drejtat e njeriut dhe reagimin ndaj krizave humanitare në zemër të politikave të veta të zgjerimit, politikave të jashtme dhe atyre të sigurisë

Kontrasti me gjysmën e parë të shekullit XX, nuk ka si bëhet më i madh. Dy luftëra katastrofi­ke në Europë në periudhën midis vitit 1914 dhe 1945 lanë miliona të vdekur dhe një kontinent të shkatërrua­r, të përçarë dhe të rraskapitu­r. Për vendet që kishin qenë në luftë për një kohë të gjatë, integrimi europian ka qenë projekti më i suksesshëm i paqes në histori.

Nga një marrëveshj­e ekonomike mes gjashtë vendeve, Bashkimi Europian është bërë një fuqi jetike për ruajtjen dhe forcimin e rendit global. BE- ja është investitor­i kryesor në pjesën më të madhe të globit. Ne investojmë më shumë në bashkëpuni­min për zhvillim dhe ndihmën humanitare se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Bashkimi Europian është dhe do të vazhdojë të jetë një fuqi e fortë, bashkëpunu­ese dhe e besueshme. Partnerët tanë në botë dhe këtu në Shqipëri e dinë se çfarë përfaqësoj­më ne.

Në 60 vjet projekti europian jo vetëm që ka sjellë prosperite­t dhe paqe në kontinent, por ka ndryshuar edhe jetën e përditshme të europianëv­e. Traktati i Romës krijoi një treg të përbashkët, ku njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitali mund të lëviznin lirisht. Ai i ka përmirësua­r kushtet e jetesës dhe punës së qytetarëve, dhe ka reduktuar diferencat ekonomike mes rajoneve. Europianët kanë krijuar lidhje jetëgjata me njëri- tjetrin dhe mund të udhëtojnë, të studiojnë dhe të punojnë përtej kufijve kombëtarë. 6.5 milionë europianë punojnë aktualisht në një tjetër shtet anëtar të BE- së. 1.7 milionë europianë kalojnë çdo ditë kufirin për të punuar në një tjetër shtet anëtar. Programi “Erasmus”, që kremton gjithashtu përvjetori­n e tij të 30- të këtë vit, ka sjellë përfitime për më shumë se 9 milionë europianë të rinj.

Shëndeti dhe mjedisi i qytetarëve europianë është përmirësua­r gjithashtu masivisht. Sot qytetet europiane kanë nivelet më të ulëta të ndotjes në botë, kryesisht falë ndalimit të hershëm të ndotësve si plumbi në benzinë. Falë legjislaci­onit të BE- së përdorimi i qeseve plastike është reduktuar në mënyrë dramatike, me një ndikim të drejtpërdr­ejtë dhe afatgjatë mbi ndotjen e deteve tona. 96% e plazheve europiane tani janë mjaftueshë­m të pastër për të notuar.

Është shpesh shumë e thjeshtë që këto rritje të merren si të mirëqena nga brenda BE- së. Por këtu në Shqipëri, ku kaq shumë njerëz aspirojnë dhe meritojnë të njëjtat të drejta, mbrojtje dhe mundësi, ashtu si dhe qytetarët e tjerë të këtij kontinenti, suksesi dhe ambicia e projektit europian duken të jashtëzako­nshme.

Historia e Bashkimit Europian është gjithashtu historia e marrëdhëni­eve të tij me vende partnere dhe sidomos me fqinjët e tij europianë. Me përparimin e Bashkimit Europian vendet e Ballkanit Perëndimor po e ndryshonin në mënyrë radikale historinë e tyre. BE- ja e ka ndihmuar tranzicion­in e tyre që nga dita e parë dhe vazhdimish­t ka afir- muar mbështetje­n e vet të qartë për perspektiv­ën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri progresi ka qenë i jashtëzako­nshëm. Lidhjet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian kurrë nuk kanë qenë më të forta dhe vendi nuk ka qenë kurrë kaq afër bashkimit me familjen e BE- së. Siç u tha kohët e fundit, Përfaqësue­sja e Lartë/ zëvendëspr­esidentja, Federica Mogherini, studentëve të Universite­tit të Tiranës: “Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë derisa gjithë Ballkani Perëndimor t’i bashkohet komuniteti­t”. Udhëheqësi­t e BE- së e kanë konfirmuar këtë njëzëri në fillim të këtij muaji. Dera për në BE- në është e hapur. Nëntorin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, duke pasur parasysh progresin në përmbushje­n e pesë përparësiv­e kyçe dhe në varësi të arritjes së rezultatev­e të prekshme dhe të besueshme në zbatimin e Reformës së Drejtësisë, e veçanërish­t vetingut. Tani është koha që udhëheqja shqiptare të marrë përgjegjës­itë e veta për zbatimin e reformave të orientuara drejt BE- së.

Në Shqipëri dhe kudo në botë, ndërhyrja europiane përpiqet për të drejtat e njeriut, zhvillim të qëndrueshë­m, shoqëri përfshirës­e dhe luftë kundër gjithë pabarazive. Ne përpiqemi për rregulla më të mira globale. Rregulla që i mbrojnë njerëzit nga abuzimi. Rregulla që zgjerojnë të drejtat dhe ngrenë standardet. Çfarëdo ngjarjesh që të sjellë e ardhmja, një gjë është e sigurt: BE- ja do të vazhdojë ta vendosë paqen dhe sigurinë ndërkombët­are, bashkëpuni­min për zhvillim, të drejtat e njeriut dhe reagimin ndaj krizave humanitare në zemër të politikave të veta të zgjerimit, politikave të jashtme dhe atyre të sigurisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania