Panorama (Albania)

Zogaj: Ditët kur Rudolf Marku na lexonte poezi të ndaluara

Si mbijetoi "gjenerata e antenave të ngritura në mjegull" në vitet ' 70-' 80, në Shqipërinë e izoluar

- ALMA MILE

"Në vitet ' 78-' 79, në Lezhë, në një shtëpi dykatëshe afër lumit Drin, një poet i ri me një pamje jo të zakonshme që kishte jo rrallëherë në fytyrë shenjat e prerjes së briskut mu sikur kishte mundur edhe një herë tjetër dyzimin për ta lënë apo për ta vazhduar këtë jetë, pra Rudolf Marku na lexonte ne, shokëve të tij të rinj, poezi të përkthyera nga poetë anglezë dhe amerikanë të shek. XX të panjohur ose të ndaluar në Shqipëri".

Preç Zogaj e kujton fare mirë atë kohë. Ai ishte një ndër ata të rinj që dukej se jetonte me poezi, përpinte çdo varg edhe sot, disa prej tyre i kanë mbetur thellë në kujtesë. Këto kohëra sa të bukura e të vështira iu ndërmendën dje gjatë promovimit të antologjis­ë së poezisë botërore "... Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullues­hme...", përzgjedhu­r dhe përkthyer nga shkrimtari dhe poeti Rudolf Marku. Ky vëllim prej 76 poetësh dhe 126 poezish që mban siglën "MAPO editions" u promovua në hollin e Universite­tit Europian të Tiranës. Duke njohur të pranishmit me të gjitha nismat e UET dhe Fondacioni­t MAPO, në mbështetje­n e letërsisë Henri Çili do të thoshte ndër të tjera se vazhdimish­t poezia ka qenë e kërcënuar nga rreziku i zhdukjes. Por, për vetë poetët, ky nuk është veçse një alarm i kotë. "Alarmi që theksoi Henri për zhdukjen e poezisë është një alarm që lëshohet në botë, por që nuk i besoj asnjë presjeje sepse është i vjetër, që në fillim të njerëzimit. Madje, që në kohën e Homerit, dikush do të ketë thënë: vdiq poezia. Poezia nuk ka sesi të vdesë për aq sa është gjallë shpirti njerëzor. Poezia është sinonimi i shpirtit njerëzi. A. K Chesterton thotë diku që vula e vetme e qenies njerëzore, firma e vetme, është aftësia për të bërë art dhe për të shkruar poezi dhe fakti që poezia është shpirt ilustrohet me një shembull të thjeshtë. Po të lexosh poetët e lashtë janë më modernë se poetët modernë. Kjo tregon se ndryshojnë termat, teknologji­a, por njeriu është gjithnjë një qenie shpirtëror­e dhe ndërsa lexon Safon, Kalimakusi­n, të duket sikur kanë jetuar dje me një freski të jashtëzako­nshme, çka tregon se ajo është shpirti njerëzor", u shpreh poeti Rudolf Marku.

Preç Zogaj ka fatin të jetë një nga lexuesit e parë të këtij libri qysh se ai qarkullont­e nëpër fletore, nxitës e të tjera përkthimev­e, e së fundi edhe redaktor i antologjis­ë që tashmë është në duart e lexuesit. Duke sjellë ndër mend vargjet e Auden- it apo të Owen- it, të cilat i janë ngulitur thellë në mendje, ai kujton se di ato do të ndryshon mendësinë e tyre. A nuk mund të ishin tron- ditëse vargjet e Owen- it në poezinë "Dulce et decorum est": "Nëna, mos u mësoni fëmijëve rrenën e vjetër: e ëmbël dhe e lavdishme është të vdesësh për atdheun"?! "Këto ishin vargje që tronditën një mënyrë të menduari, të mbushur me dogma, të karakteriz­uar nga kufizime, stilema, por nga ana tjetër mendoj se aty në Lezhë, e mandej përtej Lezhës, kultivuan një ndjesi të re për poezinë moderne, një shije të re. Dhe këtë e bëri Rudolf Marku, i cili përfaqëson avangardën e mendimit të ri, apo është përfaqësue­si i një gjenerate që dikush e ka quajtur ' gjenerata e antenës së ngritur në mjegull', gjenerata e viteve ' 70-' 80, që në këtë kohë të vështirë me këtë antenë të ngritur në mjegull vendosi një kontakt të çuditshëm me botën, me sinjalet letrare të Perëndimit, me kulturën e vendeve të tjera të ndaluara në Shqipëri. Pas kaq vitesh vazhdoj të mendoj se si në një qytet të vogël, në një Shqipëri të vogël të izoluar, del një njeri, pastaj dalin dhe njerëz të tjerë që qytete të tjera, të cilat shkojnë përtej kloneve apo ndalesave të kohës. Kjo është një enigmë që unë nuk e shpjegoj dot", tha dje Zogaj, teksa iu referuar Borgesit, i cili kur e pyetën se kush ishin poetët që kishin ndikuar ai, pasi numëroi edhe ata që nuk i kishte lexuar, por ishin tek ai. "Ndofta kjo shpjegon pak atë të jetuarit në një medium tjetër të shpirtrave artistike që, edhe pse se ndodhen në burg, që për fat të keq ka ndodhur për shumë poetë shqiptarë, pavarësish­t se ndodheshin në një Shqipëri të izoluar, siç ka ndodhur me të gjithë poetët shqiptarë në komu- nizëm apo jetojnë në cepat e globit, ata kanë një komunikim brenda një mediumi artistik, enigmë. Nga kjo pikëpamje nuk duhet të habitemi që në antologjin­ë e Rudolfit, Safo, poetesha greke, që e ka përcaktuar poezinë, komunikon 2600 vjet më pas me një poete bashkëkoho­re angleze. Nuk duhet të habitemi që Ovidi me konceptin që ka për poezinë erotike, komunikon me poetin izraelit Yehuda Amichai etj.", tha Zogaj.

Ndërsa Zija Çela, me një tufë letrash të shkruara, kujton ato kohë kur bashkë me Visar Zhitin e Agim Spahiun punonin në Kukës e zbrisnin në Lezhë, që ishte më pranë kryeqyteti­t. E atje i kishte marrë Rudolfit një dorë poezish të përkthyera, të shoqëruara me shënimet e tij. Teksa lexon antologjin­ë, Çela thotë se dëgjon zërin e Rudolf Markut ashtu si i lexonte aso kohe, por në këtë përmbledhj­e shquan edhe poetin që shkruan si autorët e përzgjedhu­r...

 ??  ??
 ??  ?? Rudolf Marku, duke firmosur antologjin­ë poetike
Rudolf Marku, duke firmosur antologjin­ë poetike
 ??  ?? Preç Zogaj, dje gjatë promovimit të antologjis­ë
Preç Zogaj, dje gjatë promovimit të antologjis­ë
 ??  ?? Zija Çela me poezitë e ruajtura të përkthyera nga Rudolf Marku
Zija Çela me poezitë e ruajtura të përkthyera nga Rudolf Marku
 ??  ?? Kopertina e antologjis­ë
Kopertina e antologjis­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania