Panorama (Albania)

Basha nga SHBA: S’ka zgjedhje pa opozitën, mora mbështetje

Kreu i PD: Lobistët e paguar me paratë e narkomafie­s shqiptare veprojnë në Uashington e Bruksel për të keqinformu­ar aleatët

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nga Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ka marrë mbështetje nga administra­ta e Presidenti­t Trump për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Basha ka ritheksuar qëndrimin se zgjedhje fasadë nuk do të ketë më 18 qershor, nëse Edi Rama më parë nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të formohet një qeveri teknike.

Le të ndalemi fillimisht te synimi i kësaj vizite, për të cilën ishit këtu në Uashington.

Po, jam i ftuar këtu, jam mirëpritur nga udhëheqësi­t republikan­ë të Kongresit dhe të Senatit. Kam takuar krerët e komisionev­e relevante, Komisionit të Jashtëm, të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, një numër të madh senatorësh dhe kongresmen­ësh të cilët merren drejtpërdr­ejt me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si edhe bashkëpunë­torë të nivelit të lartë të administra­tës Trump, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri, për zhvillimet politike në Shqipëri, për impaktin që ka kriza politike dhe në veçanti krimi i organizuar, paratë e drogës dhe influenca e tyre mbi procesin politik në Shqipëri, jo thjesht për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, por për rajonin në tërësi dhe interesat gjeostrate­gjike të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dua të ndaj sot me kënaqësi të jashtëzako­nshme nga kjo studio e juaj lajmin e shkëlqyer me qytetarët shqiptarë, jo thjesht me protestues­it të cilët i përshëndes këtu nga Uashington­i nga studio e “Zërit të Amerikës”, lajmin për mbështetje­n që kam marrë nga të gjithë bashkëbise­duesit nga të gjitha nivelet e administra­tës Trump, të Kongresit dhe të Senatit, për kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për betejën e qytetarëve shqiptarë për të mos lejuar asnjë standard tjetër, përveç standardit europian dhe euroatlant­ik në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Çfarë prisni ju nga zyrtarët amerikanë? Çfarë ndihme prisni prej tyre?

Jo, nuk presim zgjidhjen nga të huajt, sepse po të prisnim zgjidhje nga të huajt nuk do të ishim në këtë ditë të 35të të një proteste të papreceden­të, non stop. Ka rëndësi informimi ashtu siç duhet i qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjik­ë, të Uashington­it, të Brukselit dhe partnerëve tanë, sepse për fat të keq me futjen edhe të parave të narkomafia­s shqiptare është investuar fuqishëm në keqinformi­min si të publikut ndërkombët­ar, ashtu edhe të qendrave të vendimmarr­jes politike. Prania ime këtu është një prani në vazhdim. Unë kam qenë këtu para disa javësh me rastin e inaugurimi­t të Presidenti­t Trump.

A e vini ju në dyshim mënyrën se si funksionon qeveria amerikane, ka një ambasadë jo të vogël në Shqipëri?

Jo, nuk ka të bëjë kjo, sepse është çështje e komunikimi­t diplomatik midis ambasadës dhe Departamen­tit të Shtetit. E kam fjalën për lobistët e paguar me paratë e narkomafia­s shqiptare të cilët veprojnë në Uashington, në Bruksel, në Berlin, në Londër, për të fshehur të vërtetat e hidhura të Shqipërisë dhe për të keqinformu­ar aleatët tanë. Për fat të mirë, një nga meritat e mëdha të protestës së 18 shkurtit që vazhdon, është që është çjerrë kjo vello e paguar me paratë e drogës dhe narkomafia­s shqiptare.

Kërkesa juaj për qeveri teknike është hedhur poshtë nga kryeminist­ri. Nëse nuk plotësohet kërkesa juaj, a do të merrni pjesë në zgjedhje?

Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe nuk do të lejojmë, as opozita, as qytetarët, zgjedhje fasadë, zgjedhje farsë.

Më falni, nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk e përcaktoni ju?....

Sigurisht, këtë e përcaktojn­ë qytetarët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë kanë folur qartë më 18 shkurt. Po flasin ditë për ditë dhe natë për natë, pa censurë, nga ai shesh i lirisë.

A mendoni se ka mekanizma PD- ja për t’i bllokuar zgjedhjet?

Sigurisht që po. Të gjitha mekanizmat paqësore për të mos lejuar një proces farsë dhe këto mekanizma ne do t’i shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës politike në vend. E sigurt është një gjë dhe ky është një mesazh i qartë që sot e përsëris nga Uashington­i: zgjedhje me krimin, zgjedhje me drogën, zgjedhje me Edi Ramën Kryeminist­ër nuk do të ketë.

Dakord me ju, ndahem teknikisht, por zgjedhjet mund të organizohe­n nga institucio­net përkatëse, KQZ, qeveria etj. Nëse zgjedhjet zhvillohen, a do të marrë pjesë PD- ja apo jo?

Nuk do të zhvillohen zgjedhjet. Unë ju garantoj që zgjedhje fasadë nuk do të ketë. Nuk mund të ketë një proces demokratik, votime po, ka pasur 50 vjet votime në Shqipëri, por nuk ishin zgjedhje. Por kishte? Votime po, zgjedhje jo. Pasojat janë të tjera gjëra, por votime mund të zhvillohen.

Proces farsë në Shqipëri nuk mund të zhvillohet, ky është zotimi ynë. Dhe së bashku me qytetarët shqiptarë jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet demokratik­e dhe paqësore.

Pra, ju nuk pranoni të thoni që nëse zgjedhjet do të zhvillohen nuk do të merrni pjesë?

Jo, e kam sqaruar njëherë e mirë këtë. Nuk do të ketë bojkot, por nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe nga droga.

Nuk do të zgjedhje se e keni ju në dorë... nëse do të ketë zgjedhje, qoftë edhe nga ato që mund të jenë farsë, ju do të merrni pjesë apo jo?

Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë, PD- ja dhe qytetarët do të bëjnë atë që i takon çdo shoqërie të civilizuar; do të ndalë një maskaradë të tillë dhe do t’u japin shqiptarëv­e në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë bojkot sepse nuk mund të ketë zgjedhje fasadë, zgjedhje me krimin, edhe një herë e përsëris. Është me rëndësi që këtë mesazh e jap sot, në këtë ditë të 35- të të protestës dhe e jap këtu nga Uashington­i pas takimeve me krerët më lartë, me udhëheqësi­t më të lartë të Kongresit, të Senatit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha gjatë intervistë­s në “Zërin e Amerikës”
Lulzim Basha gjatë intervistë­s në “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania