Panorama (Albania)

Dorëhiqet deputeti i PS Koçi, do të kandidohet për drejtor të AMF

- Ervin Koçi Xhevit Bushi

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Koçi, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij 3 muaj para zgjedhjeve të 18 qershorit. Deputeti i PS- së e ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një statusi në faqen e Facebook- ut, ku ka bërë të ditur se do të largohet nga angazhimet politike. Por e vërteta është se ai do të jetë kandidati për t’u emëruar si drejtori i ri i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare ( AMF), vendi i lënë vakant pas shkarkimit të Enkeleda Shehit. Këtë fakt e konfirmuan për “Panoramën” burime pranë maxhorancë­s. Edhe në mesazhin e tij, deputeti socialist ka konfirmuar se do të jetë në një funksion të ri, jo politik. “Pas rreth 8 vitesh në këtë detyrë, gjej mundësinë të falënderoj për besimin dhe mbështetje­n e dhënë në këto vite të kryetarit të PS- së, Edi Rama dhe drejtuesit të qarkut Fier, Gramoz Ruçi. Mirënjohje të pafundme për të gjithë bashkëpunë­torët e mi ndër vite, të cilët kanë qenë një suport i madh dhe i pazëvendës­ueshëm për kryerjen sa më mirë dhe me dinjitet të detyrës sime, dhe një ndjesë për çdo banor, i cili ka pasur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problemati­kat dhe kërkesat e komuniteti­t apo dhe me nevojat e tyre personale. Njëkohësis­ht, ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjës­i publike, si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm, si dhe për të vazhduar zhvillimin profesiona­l”, thuhet në statusin e dorëheqjes. Ervin Koçi ka qenë prej 8 vitesh anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe me profesion është ekonomist. Largimi i Koçit do të sjellë në Kuvend një tjetër socialist të listës së Fierit, ai do të jetë Xhevit Bushi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania