Panorama (Albania)

Kryemadhi insiston me kritika për Qeverinë: Të harrojmë fasadat

-

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kritikuar dje qeverinë duke thënë se ka harruar nevojat kryesore të qytetarëve, por e përqendron vëmendjen në debat politik për pseudorefo­rmat. Pas një takimi të zhvilluar në fshatrat e Librazhdit, Kryemadhi ka shpërthyer me një status në “Facebook”, ku ka thënë se në këto zona s’ka as rrugë, as infrastruk­tura dhe as ujë të pijshëm. “Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastruk­turë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihem­i nga debatet politike apo nga disa pseudorefo­rma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësi­e, dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë. Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi. Deputetja e LSI- së ishte dje e pranishme në prezantimi­n e studimit të fizibilite­tit të ujësjellës­it të ri në Rrajcë të Përrenjasi­t. Bëhet fjalë për një projekt, nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave Kovanik, Skënderbej, Gjashtëliz, Rrëzë, Sutaj dhe Rrajcë. Investimi për këtë ujësjellës kap vlerën 3.233.790.000 lekë. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KfË, 20% nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10% nga Bashkia Përrenjas. Duke folur për mediat pas këtij takimi, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një investim që u jep entuziazëm dhe shpresë banorëve të komunës Rrajcë, e cila është një nga zonat më të bukura të Përrenjasi­t. “” Për herë të parë vij këtu dhe me thënë të drejtën kur po vija rrugës shikoja mundësitë shumë të pakta që ka Bashkia e Prrenjasit për t’u shërbyer qytetarëve, duke pasur parasysh që është pothuajse një nga bashkitë më të varfra që ka Shqipëria. Por ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra. Mungesa e ujit, mungesa e infrastruk­turës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë, por ky projekt ishte si një lloj shprese që u jepej banorëve dhe shpresoj që sa më shpejt të realizohet”, ka thënë Kryemadhi.

 ??  ?? Kryemadhi e Haxhinasto dje gjatë takimit në Rrajcë
Kryemadhi e Haxhinasto dje gjatë takimit në Rrajcë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania