Panorama (Albania)

Prova me Kavajën, PD do bojkotojë, Rama: Keqardhje

Presidenti, zgjedhjet për kryebashki­akun më 7 maj

- FATION BINJAKU

Presidenti i Republikës ka caktuar dje 7 majin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës.

Kreu i shtetit ka firmosur dekretin për datën e re të zgjedhjeve, një javë pasi Gjykata Kushtetues­e rrëzoi kërkesën e ish- kryebashki­akut Elvis Rroshi, i cili kërkoi shfuqizimi­n e vendimit të Kryeminist­rit Rama për lirimin e tij nga detyra. “Në mbështetje të nenit 92, germa “gj” dhe 93 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dekretoj: Neni 1 “Caktimin e datës 7 maj 2017 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e Presidenti­t. QËNDRIMI I PD- SË Por caktimi i datës së zgjedhjes për Bashkinë e Kavajës, në një kohë që opozita ka vendosur të mos marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamenta­re, ka turbulluar politikën. Pas këtij dekreti, kreu i Grupit të Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, ka deklaruar se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. “Presidenti ka zbatuar detyrimin e tij kushtetues, por ju jeni në dijeni të ven- dimit që ka marrë jo vetëm PD, por e gjithë opozita, nuk ndryshon asgjë nga ai vendim. Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokues­hëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë, por një vendim i marrë nga qytetarët më 18 shkurt. Rama bën sikur nuk shqetësohe­t, britmat e tij u ngjajnë britmave të atij që në errësirë bërtet për t’i hequr frikën vetes. Ajo që jemi të vendosur është se asgjë nuk ndryshon në qëndrimin tonë, deri ditën që Rama do të detyrohet të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje të tjera, pa kushtet që do të përcaktojë qeveria teknike, nuk do të ketë në Shqipëri”, tha dje Paloka. Sipas kreut të Grupit të PD-së, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. “Zgjedhje me opozitën e përjashtua­r Rama nuk do të zhvillohen, me bandat e krimit, paratë e drogës ta harrojë që mund të ketë zgjedhje në Shqipëri”, ka thënë ai.

REAGIMI Por pas këtij qëndrimi të opozitës, ka reaguar dje edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Me anë të një statusi në faqen e Facebook- ut, kreu i qeverisë ka shprehur keqardhje për krizën që ka pushtuar Partinë Demokratik­e. Rama ka theksuar dje se zgjedhjet do të bëhen, po ashtu dhe Drejtësia do të bëhet. “PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD, po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do të bëhen Drejtësia do të bëhet”, shkruan Rama.

 ??  ?? Elvis Rroshi
Elvis Rroshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania