Panorama (Albania)

Hetimi për Shullazin, çfarë deklaroi Tahiri dhe Nikolla

“Pedagogët na treguan kërcënimin, nuk përmendën emra”

- ARMAND BAJRAMI Emiljano Shullazi

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u paraqitën dje në Prokurorin­ë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit ndaj Emiljano Shullazit.

Ata dhanë deklarime në lidhje me vënien në dijeni nga ana e pedagogëve Mynir Koni dhe Dhori Kule për kërcënimin e tyre nga një grup personash gjatë fushatës së zgjedhjes së rektorit të Universite­tit të Tiranës, në prill të vitit 2016. Para prokurorëv­e, Tahiri e Nikolla kanë pohuar se dy pedagogët kanë pranuar se janë kërcënuar, por nuk kanë përmendur emrin Emiljano Shullazit. Sipas Prokuroris­ë, dy akademikët janë kërcënuar në datat 14 dhe 15 prill të vitit të kaluar nga katër persona për tërheqjen nga gara të kandidatit Koni.

DEKLARIMET Ndonëse kishte konfirmuar paraqitjen e tij në orën 10: 00, ish- ministri Saimir Tahiri mbërriti te Krimet e Rënda në orën 10: 45. I veshur sport, me xhinse dhe një xhup pa mëngë, ai u drejtua i vetëm për nga hyrja e godinës së prokuroris­ë, ku qëndroi për gati 30 minuta. Thuajse në të njëjtën kohë në prokurori mbërriti edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo përdori hyrjen dytësore të institucio­nit, e njëjta që shërben për futjen e familjarëv­e dhe të palëve në seanca gjyqësore që zhvillohen te Krimet e Rënda. Burime pranë Prokuroris­ë bënë me dije se Tahiri dhe Nikolla kanë rrëfyer para prokurorëv­e se në prill të vitit të kaluar, gjatë fushatës për rektorin e UT- së ishin vënë në dijeni nga kandidati Mynyr Koni dhe ish- rektori Dhori Kule për një kërcënim të marrë nga një grup personash. Sipas burimeve, deklaruesi­t Tahiri dhe Nikolla kanë pohuar se pedagogët nuk kanë përmendur emrin e Emiliano Shullazit. “Pedagogët na thanë se nuk i njihnin personat nga të cilët ishin kërcënuar”, mësohet të kenë pohuar dy deklaruesi­t. Sipas tyre, emrin e Shullazit si një nga personat që kishte kërcënuar prokurorët e kishin dëgjuar vetëm në një dalje publike të ish- kryeminist­rit Sali Berisha.

TAHIRI Gjatë largimit nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ishministr­i Tahiri nuk dha detaje mbi deklarimet e dhëna, por theksoi se kishte bërë detyrën. “Unë iu përgjigja pozitivish­t ftesës së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për të treguar edhe këtu detyrën që kam bërë. Dhe më vjen mirë në fakt që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur edhe me këtë rast, kur të dy profesorët deklaruan se u kërcënuan. Unë e konsideroj këtë një vazhdim të kontributi­t tim për të bërë shtet më të fortë. E sigurisht për të pasur më shumë drejtësi në këtë vend. Dhe jam shumë i bindur që, si kontributi im, ashtu dhe i juaji, i çdo qytetari, por mbi të gjitha i kujtdo në politikë, edhe i atyre që e kanë të vështirë të paraqiten pranë prokuroris­ë apo gjykatës edhe kur vrasin e vjedhin, ndihmon të kemi një Shqipëri më të drejtë”, tha Tahiri. Ish- ministri tha se nuk i kishte mbetur asnjë peng nga detyra e tij si drejtues i Ministrisë së Brendshme, duke mos konsiderua­r të tillë arrestimin e Klement Balilit. “Balilin në kohën që unë ushtroja detyrën, nga person drejtues i institucio­neve shtetërore, u bë person në kërkim dhe person që ka titullin mbi kokë për t’u përgjigjur para drejtësisë dhe kjo është arritje e madhe. Se arrestohet nesër apo pas një viti, kjo është çështje e policisë”, u shpreh ai. Ministrja e Arsimit, Nikolla, gjatë daljes nga prokuroria tha se “Drejtësia të bëhet për të gjithë”.

 ??  ??
 ??  ?? Tahiri dhe Nikolla, duke dalë nga Prokuroria
Tahiri dhe Nikolla, duke dalë nga Prokuroria
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania