Panorama (Albania)

Ministrat betohen, Nishani s’i jep dorën

Presidenti tjetër gjest “kundër” propozimev­e të Ramës

-

Pas votimit të enjten në Parlament, katër ministrat e rinj të qeverisë Rama kanë bërë betimin pasditen e së premtes përpara Presidenti­t të Republikës, Bujar Nishani. Në një ceremoni të organizuar pa praninë e mediave, Fatmir Xhafaj, ministri i ri i Brendshëm, Ogerta Manastirll­iu, ministre e Shëndetësi­së, Eduard Shalsi, ministër i Pushtetit Vendor dhe Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale, kanë bërë betimin para kreut të shtetit. Të katërt ministrat kanë qenë të shoqëruar në ceremoninë e betimit nga zv. kryeminist­ri, Niko Peleshi dhe jo nga Kryeminist­ri Edi Rama. Edhe pse Presidenti Nishani ka shprehur rezerva për emrin e Fatmir Xhafajt, të cilin e ka quajtur të papërshtat­shëm dhe do ta refuzonte si ministër nëse do t’ia lejonte Kushtetuta. Për këtë ceremoni Presidenca është kursyer duke publikuar vetëm një fotografi në faqen e saj, pa e shoqëruar atë me njoftim zyrtar, ndërkohë që gjatë ceremonisë kreu i shtetit mësohet se nuk u ka dhënë as dorën katër ministrave të rinj. “Nëse do të ishte Presidenti dhe jo Parlamenti, me siguri do të shkonim drejt një kandidatur­e e cila do të qetësonte dhe të ulte situatën polarizues­e të vendit, do të adresonte vërtet në mënyrë transparen­te dhe të rriste besimin e palëve në proceset politike që janë sot kaq të rëndësishm­e, dhe do të afronte më shumë besimin e qytetarëve tek institucio­net dhe te procesi”, është shprehur Nishani publikisht për Xhafajn. Pasi bënë betimin në Presidencë, ministrat e rinj zhvilluan pasditen e së premtes dhe ceremoninë e kalimit të detyrës. Fatmir Xhafaj është drejtuar dje në zyrë e tij të re të Ministrisë së Brendshme, takim të cilit iu bashkua dhe ish- ministri Saimir Tahiri. Ky i fundit ishte i veshur sportiv dhe iu drejtua zyrës për herë të fundit. Dje katër ministrat e qeverisë Rama morën mbështetje­n në Parlament dhe të aleatëve politikë, veçanërish­t të LSI- së dhe PDIU- së. Votimi i ministrave kërkoi minimalish­t 71 vota, por Xhafaj, Shalsi, Manastilli­u dhe Xhaçka morën mbi 76 vota. Ndërkohë që Parlamenti votoi dy herë shkarkimin e Blendi Klosit, pasi herën e parë ai mori vetëm 70 vota, ndërsa 5 deputetë nuk votuan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania