Panorama (Albania)

Rama me peshkatarë­t premton bursë peshku

Kryeminist­ri në drekë në një nga varkat e peshkimit

-

Efektet e ligjit për akcizën e peshkimit, përmes të cilit rimbursohe­n peshkatarë­t me naftë, Kryeminist­ri Rama i diskutoi në një drekë informale me peshkatarë në portin e Durrësit. Gjatë diskutimit me peshkatarë­t, Kryeminist­ri Rama kujtoi një takim të zhvilluar tri vite më parë dhe gjendjen në të cilën ishte peshkimi në Shqipëri. Sipas Ramës, pavarësish­t asaj që është bërë në këto 3 vite, perspektiv­a për zhvillimin e sektorit të peshkimit lidhet me projektin e portës, krijimit të një markate europiane për tregtimin peshkut dhe fuqizimin e flotave. “Fakt është që sot kemi afërsisht 4000 tonë prodhim që janë të deklaruara dhe që kanë shkuar në tregun e brendshëm dhe në eksport. Fakt është që sot kemi rreth 1000 punonjës të rinj në këtë sektor. Fakt është që sot për komuniteti­n e peshkimit në Shqipëri, rregullat e lojës janë njësoj, jo siç ishin përpara me atë historinë e naftës, që ishte një histori e tmerrshme. Tani na duhet të shohim përpara se do të bëjmë një markatë peshku europiane, bursën e peshkut, dhe patjetër që duhet të fuqizojmë flotat”, tha Rama. Gjatë drekës Rama dhe peshkatarë­t kanë shkëmbyer batuta mes tyre. Një prej peshkatarë­ve i kërkoi kryeminist­rit të ndërhyjë për të zhbllokuar një anije të bllokuar në Egjipt. Sipas peshkatari­t, autoritete­t në Egjipt kërkojnë 50 mijë euro, ndërkohë që vlera e varkës është 30 mijë euro. Kryeminist­ri pas këtij apeli ka telefonuar ministrin Bushati, duke i kërkuar zgjidhjen e çështjet. Gjatë vizitës së tij në Durrës, Rama ka inspektuar edhe nënstacion­in elektrik të rikonstruk­turuar në zonën e Golemit, i cili pritet të ndryshojë situatën nga zona e “Plepave” deri në “Shkëmbin e Kavajës” dhe Golem sa i takon furnizimit me energji elektrike.

 ??  ?? Rama me peshkatarë­t dje në Portin e Durrësit
Rama me peshkatarë­t dje në Portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania