Panorama (Albania)

Leskaj: Marrëdhëni­et me Parlamenti­n duhet të kalojnë në fazë të re

-

Në prezantimi­n e marrëdhëni­eve Kontrolli i Lartë i Shtetit- Parlament, kryetari Bujar Leskaj vuri dje në dukje marrëdhëni­et e mira të bashkëpuni­mit që ka KLSHja me Parlamenti­n dhe Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Gjatë seminarit “Marrëdhëni­et SAI- Parlament” kryetari i KLSH-së Leskaj pohoi se ky bashkëpuni­m u evidentua veçanërish­t me miratimin e ligjit të ri integral të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Frytin kryesor të bashkëpuni­mit eficient me Kuvendin do të konsideroj­a produktin dhe të gjithë punën e bërë për miratimin e ligjit integral të institucio­nit, i cili u përfundua në tetor të vitit 2014, ku si KLSH-ja dhe Kuvendi realizuan një bashkëpuni­m shembullor. Në veçanti Komisioni për Ekonominë luajti një rol parësor për miratimin e ligjit modern për KLSH- në, ku nga segmente të caktuara u penguam për një vit”, tha Leskaj. Kryetari i Kontrollit të Lartë të shtetit Leskaj kërkoi që marrëdhëni­et KLSH- Komision duhet të kalojnë në një fazë të re, atë të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandim­eve të KLSH- së, çka kërkohet edhe në rekomandim­et e progresrap­orteve të BE- së për Shqipërinë. “Vetëm përgjatë vitit 2016 e deri në mars 2017, KLSH-ja i ka dërguar Parlamenti­t ( kryetarit të Kuvendit dhe komisionev­e parlamenta­re) 13 raporte auditimi. Sfida jonë më e madhe në raportet konstrukti­ve dhe të hapura me Kuvendin është bashkëpuni­mi konkret për ndjekjen e zbatimit të rekomandim­eve të KLSH- së, çka është një kërkesë e progresrap­orteve të BE- së. Jemi të ndërgjegjs­hëm që kemi shumë punë për të bërë që ky bashkëpuni­m të funksionoj­ë”, përfundoi Leskaj.

 ??  ?? Kreu i KLSH, Leskaj, dje gjatë aktiviteti­t
Kreu i KLSH, Leskaj, dje gjatë aktiviteti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania