Panorama (Albania)

Shpërthim te një ish- repart ushtarak, plagosen 2 fëmijë

Fëmijët po luanin te një shtëpi e braktisur, goditën një objekt

-

Të plagosurit janë shtetasit E. K., 14 vjeç dhe A. K., 16 vjeç, banues në lagjen Katund i Ri të Yrshekut. Burime nga Policia e kryeqyteti­t thanë se fëmijët ndodheshin në një banesë të braktisur pranë ish- repartit ushtarak dhe kanë goditur me sende të forta një objekt ende të papërcaktu­ar. Në këtë moment ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, nga i cili dy të miturit kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi është dëgjuar nga banorët e fshatit, të cilët kanë nxituar t'u vijnë në ndihmë fëmijëve, më pas kanë lajmëruar edhe Policinë. Në vendngjarj­e kanë mbërri- tur shërbimet e Komisariat­it nr. 6, që kanë rrethuar vendin ku ndodhi shpërthimi dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Fëmijët janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakis­ht dyshohet se mund të ketë shpërthyer ndonjë predhë e vjetër, që është zhvendosur nga ish- reparti ush- tarak. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar saktësisht objekti dhe shkaku i plasjes. "Rreth orës 18: 00 të ditës së enjte, në Yrshek, në një banesë të braktisur, pranë ish- repartit ushtarak, duke luajtur kanë goditur një objekt të papërcaktu­ar me sende të forta, i cili ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit E. K. dhe A. K., 14 e 16 vjeç, banues në Katund të Ri, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për përcaktimi­n e objektit dhe shkakun e shpërthimi­t të tij. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidental­e", tha dje Policia e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania