Panorama (Albania)

Falsifikoi pronësinë për 23 ha tokë, pasi e shet ikën në Francë

-

SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka vendosur sekuestro preventive për 23 mijë metra katrorë tokë në fshatin Baks të Rrjollit në njësinë administra­tive të Velipojës. Vendimi u mor me kërkesë të Prokuroris­ë, pas dyshimeve se ishte përfituar me anë të dokumentev­e të falsifikua­ra nga shtetasi Vatë Lari. Hetimi nisi pas një kallëzimi se Vatë Lari, i cili jeton prej vitesh në Francë, e ka përfituar duke falsifikua­r dokumentet zyrtare të Komunës së Velipojës dhe Komisionit të Kthimit të Tokave. Pasi në vitin 2013 u bë pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, Lari e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në Francë. Në bazë të hetimit të deritanish­ëm, rezulton se: Zyra e Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Shkodër ka regjistrua­r pasurinë me sipërfaqe 23 000 m ² , lloji i pasurisë arë, datë regjistrim­i 18 shtator 2013. Nga sekuestrim­i i dokumentac­ionit përkatës ka rezultuar se ka aplikuar për në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pronës së Paluajtshm­e Shkodër shtetasi Vatë Lari më 18 shtator 2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunës Velipojë, që mban datën 4 nëntor 2008, por që rezulton pa numër protokolli, ku është dërguar për regjistrim AMTP në emër të shtetasit Vatë Kol Marashi, sipërfaqja totale 23000 m ² . Po ashtu, në dosje gjendet, ndër të tjera, vërtetimi i Komunës Velipojë, datë 18 shtator 2013, ku thuhet se shtetasi Vatë Gjelosh Lari është i njëjti person me Vatë Kol Marashi. Lidhur me këtë procedim është pyetur Nikoll Marku, me detyrën e kryetarit të Komunës Velipojë dhe shtetasi Marash Keqi, punonjës i zyrës së bujqësisë, të cilët ndër të tjera kanë deklaruar se nuk kanë nënshkruar në atë shkresë që i është çuar Zyrës së Regjistrim­it për të përcjellë dokumentac­ionin për regjistrim AMTP në emër të shtetasit Vat Kol Marashi ( Vat Gjelosh Lari). s. n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania