Panorama (Albania)

De Biazi mendon dorëheqjen

“Djemtë dhanë shpirtin, diferenca, vetëm në bagazhin e lojtarëve për të finalizuar”

-

Përkundër humbjes 2- 0, Xhani De Biazi është shprehur i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri kundër Italisë.

Në deklaratat që trajneri dha për mediat shqiptare pas ndeshjes, ka treguar se futbollist­ët kanë bërë një ndeshje të mirë, sipas nivelit që kanë, ndërkohë që përballë ka qenë një nga skuadrat më në formë.

Në një prononcim për TVSH- në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:

Komenti për ndeshjen – “Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se sot ( dje) bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshta­ri nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli. Ishim të organizuar dhe nuk u shpërqendr­uam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshë­m në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi”, është shprehur fillimisht trajneri.

Formacioni – “Absolutish­t nuk do ta kisha ndryshuar formacioni­n nëse do të kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tri rreshtime, 3- 4- 2- 1, 4- 3- 1- 2 dhe 4- 1- 3- 2", ka shpjeguar trajneri në daljen e tij për TVSH sa u Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Supersport” pranoi përgjegjës­inë në rastin e penalltisë së shkaktuar ndaj Belotit, çka solli dhe golin e parë të Italisë. “Sigurisht që vuajtëm, në pjesën e dytë më shumë se në të parën. Në pjesën e parë kishim më shumë raste se sa Italia, por pasi pësuam golin e dytë, u bë e vështirë. U munduam të sulmojmë, por nuk patëm sukses. Kur ke përballë Italinë edhe humb, sepse në çdo moment të bën gol, si në rastin e penalltisë që shkaktova unë. Duhet të isha më i vëmendshëm, por ajo ndodhi tashmë. Fajtor jam unë në atë rast. Në atë rast nuk ishte detyra ime të mbuloja Belotin, por ai lëvizi në atë mënyrë që unë duhet të isha më i vëmendshëm. U tregua më mjeshtër se unë. Mesa më kujtohet, ai u ndal pak dhe priti kontaktin”, ka deklaruar Basha. Sa i përket keqardhjes që një ndeshje e tillë nuk meritonte të humbej, mesfushori i Barit e komenton kështu: “Sigurisht që të vjen keq të humbësh në këtë mënyrë, sepse përveç penalltisë s’më kujtohen shumë raste të Italisë, përveç një goditjeje. Duhet të sulmonim më mirë, por nuk ia arritëm dhe ndaj Italisë duhet të kesh shumë kujdes”, ka përfunduar Migjen Basha. përket zgjedhjeve taktike me formacioni­n.

Ndërkohë, në daljen e tij për “SuperSport”, tekniku kuqezi është shprehur se skuadra e tij ka bërë ndeshjen që duhet të bënte, pavarësish­t rezultatit.

Për humbjen - “Rezultati është fryt i një ndeshjeje ku skuadra jonë luajti mirë, pasi përballë kishim kundërshta­rë që na ndëshkuan në rastin e parë në atë penallti që nuk e kam riparë dhe nga aty mbetëm në lojë deri në pësimin e golit të dytë. Aspekti më i rëndësishë­m është se u përballëm ndaj një skuadre që ka lojtarë që luajnë me cilësi dhe vazhdimësi në klube të mëdha, si Italia”, ka komentuar fillimisht tekniku kuqezi.

Për mënyrën e lojës – “Ne kemi luajtur me kurajë, kemi bërë një ndeshje me nivel të mirë ndaj një skuadre që ka cilësi dhe lojtarët në superformë, që luajnë me vazhdimësi dhe eksperienc­a të rëndësishm­e. Mendoj se ne bëmë ndeshjen që duhej bërë. Nga ana taktike, ndoshta bëmë ndonjë gabim, por në fund mund të thuhet që u dha mundësia që të shihnim edhe këta djem të luanin në fundin e ndeshjes. Skuadra u impenjua, bëri atë që mundej dhe u mundua të konkurrojm­ë në një nivel me Italinë. Arritëm deri te zona e rrezikshme, duke iu afruar shumë. Ndoshta nuk u treguam shumë të aftë në konkluzion­et, por kjo është pjesë e bagazhit të djemve. Por ata vunë zemrën në fushë. Largimi? Ndoshta është ende herët për ta menduar, megjithatë do të bisedoj me presidenti­n e federatës”, përfundoi De Biazi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania