Panorama (Albania)

Beatrix Ramosaj e “zhduk” gjoksin

-

Pak javë më parë erdhi në qendër të vëmendjes dhe bëri shumë bujë lajmi se Roza Lati kishte vendosur të bënte gjoksin. Lajmin ajo e bëri vetë publik, si dhe e shoqëroi në Instagram me shumë materiale, që nga konsulta e parë me kirurgun e Klinikës “Dermo Life”, gjithashtu postoi momentin e futjes në sallë dhe dialogun mbi merakun nëse do ta kishte apo jo piersingun në njërin gjoks, siç e kishte pasur më parë. Ajo që të bie në sy në rastin e Rozës, është fakti që ajo theu një tabu në një shoqëri ku një vajzë e njohur, mund të duket me kilometra që ka bërë ndërhyrje plastike, por ajo vetë nuk e pranon kurrë. Në rastin e Rozës, ajo me tipin e saj të çiltër si fëmijë, bëri që kjo shoqëri, le të themi akoma e paçliruar plotësisht, ta pranojë këtë ndryshim në fizikun e Rozës si një normalitet. Ndërkohë, vetë Roza ka ndarë me publikun momentet kur diskutonte me kirurgun për numrin e gjoksit. Kirurgu, duke qenë italian dhe me shumë eksperienc­ë perëndimor­e, andej ku të bësh ndërhyrje do të thotë që gjithçka të ngjajë sa më natyrale, i sugjeroi një gjoks numër 2 Rozës, për trupin e saj të imët. Ndërsa Roza dhe e ëma Rita kërkonin një gjoks pak më të madh. Në këtë “duel”, në fund fitoi mendimi i profesioni­stit dhe duhet thënë se ka pasur të drejtë. Në fotot që ka postuar Roza, gjoksi i saj duket një mrekulli, aspak vulgar dhe shumë natyral. Ne jemi të bindur se pas kësaj eksperienc­e, ajo do të bëhet një model për të ndryshuar edhe disa shije estetike në shoqërinë tonë, siç është p. sh. një gjoks i vogël dhe, mbi të gjitha, në harmoni me lin- jat. Tani Roza nuk kursehet me sete fotografis­h superseksi, sepse tashmë ka një armë të fortë për të joshur, gjoksin, të cilin ajo e ka zbukuar goxha në foton e fundit. Dhe ia ka dalë të joshë. Ashtu siç ia kanë dalë edhe shumë këngëtare të njohura, të cilat janë mjaft bukuroshe, por nuk kanë rënë pre e modës së dekoltesë së bollshme, duke qenë përsëri shumë seksi. I tillë është rasti i Xhensila Myrtezajt, një këngëtare shumë e mirë, shumë e ëmbël dhe shumë seksi, por me një dekolte modeste. Njësoj me Xhensilën është edhe Samanta Karavello, e cila ka bërë hundën, por nuk është joshur për të bërë gjoksin, të paktën deri tani. Por edhe nëse do ta bëjë, duhet patjetër të ndjekë shembullin e Rozës.

E nëse folëm për vajzat më lart, të cilat duken shumë bukur dhe shumë seksi me gjoks të vogël, kemi edhe një këngëtare shumë bukuroshe që është Beatrix Ramosaj. Triksa ka një gjoks super të vogël dhe mbase mund të vijë dita që të vendosë të bëjë ndonjë ndryshim, por për momentin ajo jo vetëm që nuk po përdor veshje për t’ia valorizuar pak dekoltenë por, përkundraz­i, në setin e fundit fotografik për revistën “Star People”, ajo e ka zhdukur fare gjoksin, duke e shtrënguar fort me disa rripa, sipas temës së setit: “Zemrat rebele”. Megjithatë, duhet thënë se Beatriksa çdo vit është përmirësua­r në pamje, sepse është rritur dhe sot, krahas zërit të mrekullues­hëm, ajo pëlqehet edhe për pamjen e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania