Panorama (Albania)

Ja si Edi Rama e ka sofistikua­r stilin e veshjes në vite

-

Ka qenë gjithnjë një detajist për sa i përket pamjes së jashtme, por ama po t’u hedhim një sy fotove të shkuara, ajo që do kuptojmë është që Kryeminist­ri aktual Erdi Rama, asokohe kryetar i partisë opozitare PS, ka pasur një shije e cila është shumë larg me këtë të sotmen përsa i përket veshjes. Natyrisht i kufizuar për shkak të postit që ka, sot zotit Rama i duhet të jetë i veshur më së shumti me kostum, por edhe në këtë rast, ai nuk lë pa evidentuar detajet që të kujtojnë se kemi të bëjmë me veshjen e një piktori. Ajo që e bën të veçantë veshjen e Ramës, është një kollare me shumë ngjyra, të cilën ai e ka pjesë të veshjes së tij gjithmonë. Pjesa tjetër është e gjitha klasike. Ndërkohë interesant­e është veshja e fundjavës apo e ditëve kur ai mund të rrijë i veshur “casual”. Në këtë rast ia vlen të bëjmë krahasimet. Nëse rreth 7 vite më parë, kur dilte në aktivitete publike, veshjet e tij ishin xhaketa me ngjyra dhe që binin shumë në sy, si në foton majtas, tani veshja është sofistikua­r sipas tendencave të fundit të modës. Madje, duket sikur Rama nuk i referohet fare stilit të veshjes së fundjavës së një politikani, kudo qoftë. Ajo duket më së shumti si veshja e një personazhi që merret me showbiz. I tillë ishte look- u me të cilën ai u paraqit Ditën e Verës. Shumë larg veshjeve shumëngjyr­ëshe, ai ka preferuar blunë në pantallona dhe xhaketë, ndërkohë që detajet, si p. sh. atletet apo syzet në një formë të veçantë, ishin ato që i jepnin veçanti pamjes së tij. Por ajo që mund të thuhet me siguri, është që Rama në çdo kohë ka dashur që të jetë i veçantë me veshjen e tij dhe duhet thënë se ia ka dalë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania