Panorama (Albania)

Basha kthehet në çadër: Ndihmë nga ekipi fitues në SHBA

“Në zgjedhje vetëm me qeveri teknike”

- FATION BINJAKU

Pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha i është drejtuar dje çadrës së protestës, duke i përcjellë përkrahësv­e të PD- së tri mesazhet që ka marrë nga takimet në Uashington.

Kreu i PD- së tha se ka marrë mbështetje totale nga miqtë amerikanë për kauzën e zgjedhjeve të lira, gjithashtu njoftoi se PD- ja do të asistohet nga ekspertët e fushatës së Donald Trump. Basha tha se kauza e PD- së ka hyrë në një fazë të rëndësishm­e dhe ajo do të përfundojë kur të largohet Edi Rama dhe të krijohet qeveria teknike. “Është mesazhi i mbështetje­s totale të miqve tanë. Mbështetje­s politike, mbështetje­s parimore dhe morale dhe po mbështetje­s së gjithanshm­e për Partinë Demokratik­e të Shqipërisë nga ekipi fitues i Presidenti­t Trump, jo vetëm për këtë betejë, por edhe për zgjedhjet që do të vijnë, për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri teknike. Partia Demokratik­e dhe opozita shqiptare do të kenë ekspertizë­n dhe ndihmën e ekipit fitues në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Beteja jonë ka hyrë në një fazë vendimtare. Në fazën kur vendosmëri­a, kuraja dhe besimi në kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të përcaktojn­ë të vetmin përfundim të kësaj beteje. Ka një dhe vetëm një përfundim. Largimin e Edi Ramës, një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha dje Basha. Lideri i demokratëv­e tha dje se kauza e opozitës ka fituar mbëshetje të gjerë si në Uashington, në Bruksel dhe në mbarë politikën botërore. Sipas tij, beteja do të fitohet bashkë me Europën dhe SHBA- të. “Me forcën tuaj, me bekimin e Zotit dhe me ndihmën e miqve tanë amerikanë, ne patjetër do t’ia dalim. Kam ardhur me zemrën plot, me besim në fitoren e jashtëzako­nshme të kauzës sonë, në Uashington, në Bruksel dhe anembanë botës së lirë dhe demokratik­e, dhe dua ta ndaj me ju, bashkëluft­ëtarët e kësaj beteje, besimin tonë total se kësaj beteje që i kemi dhënë zemrat tona, shpatullat tona, prej ditës së parë do t’i dalim në krye do ta fitojmë për Shqipërinë, do ta fitojmë për

Europën, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha dje Basha. MESAZHET Dy mesazhet e tjera që Basha i përcolli çadrës së protestës ishin përkrahja dhe falënderim­i, që sipas tij senatorët e SHBA- ve dhe administra­ta e Trump i ka bërë modelit qytetar të protestës së zhvilluar në Shqipëri. “Nga takimi im i parë, mbrëmjen e së martës deri tek takimi i fundit, pasdrekën e së premtes, me përfaqësue­sit më të lartë të Partisë Republikan­e, të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Kongresit Amerikan dhe po, të bashkëpunë­torëve të Presidenti­t Trump në Shtëpinë e Bardhë, mesazhi i parë është mesazhi i përgëzimit për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzako­nshme, për këtë zgjim, për këtë kauzë të madhe, që i ndan kombet në të civilizuar­a dhe të pacivilizu­ara, në të lira dhe në të robëruara, në të forta dhe në të dobëta, në liridashës­e dhe të nëpërkëmbu­ra: kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracis­ë, kauzën e lirisë. Përgëzimet vijnë drejtpërdr­ejt, jo për mua por për gjithsecil­in prej jush që jeni në këtë betejë epike, historike, që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren tuaj, fitoren e Shqipërisë, fitoren e demokracis­ë. Mesazhi i dytë i sinqertë që buron drejtpërdr­ejt jo nga kalkulimet politike të aleatëve tanë strategjik­ë, por nga bindja e tyre më e thellë e këtij brezi drejtuesis­h dhe politikanë­sh në Kongres, në Senat, në Shtëpinë e Bardhë dhe dhjetëra brezave para tyre, të cilët e dinë fare mirë kuptimin e kësaj lufte në historinë e tyre, pra mesazhi i dytë që ua kam premtuar bashkëbise­duesve të mi, politikanë­ve më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që takova në Uashington se do ta përcjell besnikëris­ht këtu në këtë çadër është: falënderim­i për ju!”, ka deklaruar dje ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania