Panorama (Albania)

Drejt tregut të punës, “Luarasi” trajnim me studentët

-

Ndryshe nga institucio­net e tjera të arsimit të lartë, studentët e Kolegjit Universita­r "Luarasi" nuk përballen me tregun e punës vetëm me njohuritë që marrin nga auditorët.

Këshillimi i karrierës përgjatë gjithë ciklit edukativ është kthyer në pjesë të pandashme të formimit profesiona­l. Në funksion të këtij qëllimi, në ambientet e "Luarasit", kompania didaktike "Irisoft" zhvilloi një trajnim me studentët, fokusuar në përgatitje­n e tyre për të qenë të suksesshëm në të nesërmen e afërt. Erion Muça, një ndër ekspertët më të mirë të punësimit dhe karrierës në vend, orientoi të rinjtë e "Luarasit" mbi strategjit­ë e marketimit të vetvetes në momentin e parë që do të përballen me tregun e punës, duke i pajisur me njohuritë që duhet të kenë për të qenë sa më të preferuesh­ëm. "Duhet të keni një informacio­n paraprak me profilet që kërkon tregu, të njiheni me dinamikat e secilit profesion dhe të shikoni se çfarë duhet të përmirëson­i te vetja në aftësitë personale dhe profesiona­le, për të qenë sa më konkurrues". Jo vetëm leksionet e hapura që tashmë janë kthyer në traditë, por edhe trajnimet e herëpasher­shme të studentëve që në bankat e auditorëve janë një bonus për ta. "Studenti i ' Luarasit' përfiton një paketë gjërash me trajnimin që kryen, duke investuar në aspektin profesiona­l. Pasi ajo përllogari­tet si përvojë pune, e fituar në rrugë alternativ­e. Për shembull, një student i Administri­m biznesit, pas një trajnimi në menaxhim, mund të ndërtojë strategjin­ë e një biznesi real praktik dhe nuk përballet me tregun e punës vetëm me njohuritë teorike të marra në auditorë", sqaron eksperti Muça. Ky aktivitet ishte mjaft atraktiv, pasi u shoqërua me teste, kuize dhe shkëmbime opinionesh. Pjesë e bisedimeve midis trajnuesit e studentëve të "Luarasit" ishte pasqyrimi i aktualitet­it mbi mënyrën se si funksionon tregu i punës në Shqipëri dhe cilat janë problemati­kat që hasen për disa profile punësimi. Aktiviteti i një dite më parë në ambientet e Universite­tit vjen në kuadër të marrëveshj­es që "Luarasi" ka me "Irisoft Education". Përveç mundësisë për trajnim, të rinjtë e "Luarasit" mund të jenë pjesë e trajnimeve profesiona­le ekstrakurr­ikulare dhe komplement­are, bazuar në aspektin praktik. Ky bashkëpuni­m do të vijojë më tej dhe me këshillime apo trajnime individual­e për studentët e "Luarasit", duke nisur që nga hartimi i një CV- je të suksesshme e deri te përballja me punëdhënës­in. Kjo qendër ofron për të rinjtë e këtij universite­ti lehtësinë dhe komoditeti­n në informacio­n, duke u këshilluar me ekspertë. Kështu, që në këtë stad, studentët e "Luarasit" janë të informuar dhe mund të punojnë për të plotësuar kriteret profesiona­le që kërkohen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Eksperti Erion Muça gjatë trajnimit me studentët e “Luarasit”
Eksperti Erion Muça gjatë trajnimit me studentët e “Luarasit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania