Panorama (Albania)

Poetja e persekutua­r: Dritëroi ka rrezikuar për të më ndihmuar

"Nga propaganda ishte më e rrezikuar poezia, prandaj proza e tij më pëlqen më tepër"

- Luljeta Lleshanaku Dritëro Agolli

Poetja Luljeta Lleshanaku ishte ftuar mbrëmë në emisionin "Zululand" të Mustafa Nanos. Më shumë se sa pyetje të mirëplanif­ikuara, biseda i ishte lënë rastësisë.

E fokusuar në pjesën më të madhe të kohës te stili krahasues i poezive të Lleshanaku­t, pati edhe një moment, në fund të bisedës, kur Nano kishte planifikua­r një pyetje rreth shkrimtari­t Dritëro Agolli. I shtyrë më shumë nga e gjithë zhurma pro e kundër që shoqëroi ditët e pasvdekjes së autorit, Mustafa Nano i kërkoi Lleshanaku­t të thoshte gjithë ç'mendonte për ish- kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Përgjigjja, siç u duk, ishte krejt ndryshe nga ajo që ai priste. Lleshanaku foli së pari për veprën e shkrimtari­t, duke preferuar prozën e tij, më shumë sesa poezinë…

"Ka vepra të Dritëro Agollit që, për kohën që janë shkruar, janë të mira. Personalis­ht më pëlqen më shumë proza e tij. Nga doktrina e propaganda e kohës, u prek më tepër poezia se proza, sepse poezia të dekonspiro­n. Pra ti nuk ke mundësi të fshihesh, duhet të jesh i drejtpërdr­ejtë. Prandaj edhe poezia ngelet gjinia më e ndjeshme. Për atë sigurisht që ka qenë më e vështirë që të shkruante një poezi që mund t'i rezistonte kohës. Më ndryshe paraqitet proza, ajo është më e mirë. Megjithatë, ka edhe disa poezi lirike të mira, ka disa elemente e figuracion që vlejnë, por mua më pëlqen më shumë proza e tij", tha Lleshanaku, në pjesën e parë të intervistë­s lidhur me shkrimtari­n. Mirëpo, nuk ishte kjo përgjigjja që habiti Nanon. Raporti njerëzor i tyre, dikur kishte qenë nga ata që ende sot Lleshanaku e vlerëson.

"Nëse pyet për raportin

Nëse pyet për raportin tim me Dritëroin njeri, është tjerët gjë, sepse mund të them pa u menduar që ka qenë një nga njerëzit që më ka mbështetur më shumë kur ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Shumëkush e kishte të vështirë të botonte atëherë...

tim me Dritëroin njeri, është tjerët gjë, sepse mund të them pa u menduar që ka qenë një nga njerëzit që më ka mbështetur më shumë kur ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Shumëkush e kishte të vështirë të botonte atëherë, por unë, veçanërish­t, e kisha më të vështirë se të tjerët dhe mendoj që ai edhe ka rrezikuar duke më ndihmuar", ka vijuar Lleshanaku. I pamjaftuar me këtë përgjigje, Nano pyet nëse shkrimtari- kryetar mund ta kishte bërë këtë për humanizëm, apo sepse i ka çmuar poezinë.

"Unë mendoj që nuk ka pasur arsye tjetër, përveçse ka menduar se kam pasur talent dhe ai kishte ndjeshmëri ndaj këtij fakti, dhe jo vetëm për mua, por për shumë të tjerë, me të cilët ka bërë të njëjtën gjë. Nga sa di, ka ndihmuar edhe shumë të tjerë". E gjithë zhurma e pak kohëve më parë nuk ka të bëjë me Lleshanaku­n, megjithatë, e pyetur nëse të gjitha intervista­t e mendimet që ishin thënë dhe synimi për të diabolizua­r figurën e tij kishte qenë i padrejtë, poetja përgjigjet:

"Unë këtë përvojë kam, këtë njoh dhe nga ky pozicion mund të flas. Në rastin tim, ndihma ishte gati e rrezikshme, megjithatë ai e bëri. Nuk besoj se do më ndihmonte dikush tjetër si ai, në atë kohë. Megjithatë, edhe nga pikëpamja e veprës, mendoj se do të ngelet diçka prej tij edhe me kalimin e kohës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania