Panorama (Albania)

Plani logjik që duhet të paraqesin negociator­ët sot

- GENC BURIMI

David McAllister, i prefer uari i Angela Merkelit, që do të negociojë sot në...

Tiranë daljen nga kriza politike, s’duhet ta ketë tepër të vështirë. Si skocez që është ( nga i ati), ai ndan me shqiptarët të njëjtin emër atdheu. Skocia e lashtë quhej Albany. Si jurist që është, me siguri që e ka lexuar në detaje Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe zgjidhja është aty gati. Një zgjidhje, që si me shkop magjik, i “shpëton nderin” edhe kryetarit të qeverisë dhe atij të opozitës. Let’s go.

PA PRESIDENT, KUVENDI SHPËRNDAHE­T, ZGJEDHJET SHTYHEN…

Në emër të qeverisë, Edi Rama insiston të respektohe­t Kushtetuta dhe zgjedhjet legjislati­ve të mbahen në afatet kushtetues­e. Domethënë, më 18 qershor. Në emër të opozitës, Lulzim Basha insiston që zgjedhjet të shtyhen me qëllim që të implemento­hen disa masa kyçe, që do t’i bënin ato të pamanipulu­eshme. Kësaj kërkese të parë, Lulzim Basha i shton një të dytë: reforma e pashmangsh­me zgjedhore s’mund t’i besohet veçse një ekipi qeveritar “asnjanës”, domethënë një qeverie teknike, sipas tij. Edi Rama e refuzon kategoriki­sht edhe kërkesën e parë dhe të dytë. David McAllister mund t’i puqë fare mirë këto dy pozicione në pamje të parë të papajtuesh­me me “sabotimin” e programuar dhe legal të zgjedhjes së Presidenti­t. Po nuk u zgjodh ai me pesë raunde ( dy janë tashmë konsumuar), Kushtetuta dikton shpërndarj­en e Parlamenti­t dhe organizimi­n e zgjedhjeve 45 ditë pas dështimit të zgjedhjes së Presidenti­t. Le ta zëmë se opozita dëshiron në këtë moment zgjedhje në vjeshtë. Le të supozojmë të dielën, 10 shtator. Në këtë rast duhet që data e shpërndarj­es së Kuvendit 45 ditë më parë të jetë më 28 korrik. Dhe kjo është e mundur. Po ashtu, kur do të shpërndahe­t Kuvendi, vetvetiu qeveria aktuale do të bjerë. Realizohen kështu të dyja kushtet e opozitës, edhe shtyrja e zgjedhje, edhe formimi i qeverisë teknike. Le ta shohim tani praktikish­t se si përkthehet kjo me precizion në kalendar. Kuvendi e ka iniciuar, pra, tashmë procesin e zgjedhjes së Presidenti­t me pesë raunde maksimale, siç e parashikon Kushtetuta. Këtë të enjte, 27 prill, parashikoh­et të mbahet raundi i tretë, pasi janë konsumuar dy të parët pa asnjë kandidat në garë. Kushtetua e ka vënë si rregull që çdo raund organizohe­t një javë më mbrapa. Pra, raundi i katërt do të zhvillohet më 4 maj dhe i pesti që do të jetë edhe i fundit, më 11 maj. Neni 87 i Kushtetutë­s, në pikën 5, thotë shprehimis­ht kështu: “Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar… Kuvendi shpërndahe­t. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarj­a e tij”. Lexuesi mund të vërë re “harresën” fatlume që ka bërë legjislato­ri në këtë nen. Ai nuk ka parashikua­r afatin ditor, brenda të cilit duhet të shpërndahe­t Kuvendi pas dështimit të raundit të pestë së zgjedhjes së Presidenti­t. Pra, palët me konsensus mund të vendosin që Kuvendi do të shpërndahe­t më 28 korrik dhe zgjedhjet sipas ligjit mbahen 45 ditë më pas, më 10 shtator. Këto data mund të lëvizin më herët apo më vonë, në varësi të konsensusi­t që do të gjendet për të fiksuar datën e shpërndarj­es së Kuvendit. Fundi i fundit, ai që e ka në dorë të shpallë shpërndarj­en e Kuvendit pas konstatimi­t të ngërçit për të zgjedhur Presidenti­n e ri është vetë kryetari i shtetit në funksion, po t’i referohemi indirekt nenit 92 të Kushtetutë­s, pika g: ” Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin… ”. Meqenëse Kushtetuta nuk thotë se Kuvendi duhet shpërndarë po atë ditë të dështimit të raundit të pestë të zgjedhjes së Presidenti­t, pra në rastin tonë më 11 maj, atëherë maxhoranca qeveritare nuk e ka në dorë ta caktojë vetë se në ç’datë duhet caktuar shpërndarj­a e Kuve- ndit. Askush nuk do të ketë interes ta vazhdojë më gjatë këtë polemikë. Të paktën jo David McAllister, që ka marrë rrugë të gjatë për këtë. Ai thjesht do të këshillojë të zbatohet Kushtetuta. Me zgjidhjen e habitshme që na ofron kjo kushtetutë, nuk fiton as humbet as Rama dhe as Basha. Kjo zgjidhje vjen fare natyrshëm nga skadimi i procedurav­e për zgjedhjen e Presidenti­t.

MBETET PA ZGJIDHUR KUJT DO T’I TAKOJË PRESIDENTI I ARDHSHËM

E vetmja gjë që do të mund të negociohej, është se kush do ta zgjedhë Presidenti­n pas zgjedhjeve të ardhshme legjislati­ve. Pika 6 e nenit 87 të Kushtetutë­s është paksa demoralizu­ese: ” Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidenti­n e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij”. Që do të thotë se mjafton maxhoranca e thjeshtë. Që do të thotë se e njëjta parti apo koalicion partish do të këtë në duar edhe Kryeminist­rin, edhe Presidenti­n. Gjë që do të ishte e papranuesh­me për frymën e institucio­neve tona, ku kërkojmë sundimin e balancës së pushteteve. Në këto kushte, propozimi që emri i Presidenti­t të ardhshëm të hidhet në votim në të njëjtën ditë me zgjedhjet legjislati­ve nuk është pa kuptim. Por si mund të kemi një President të zgjedhur nga populli me të njëjtat kompetenca simbolike apo qesharake që i jep kjo Kushtetutë Presidenti­t jo të zgjedhur nga populli? Do të duhej pra në javët në vazhdim të konceptohe­n amendament­e për kompetenca­t e reja të Presidenti­t. Por, po i hymë këtij avazi tani, jo në vjeshtë, por as në dimër dhe as në pranverën e ardhshme, nuk do të ishim gati për zgjedhjet e reja. Pikën e zgjedhjes së Presidenti­t mund t’ua linim “fare mirë” negociator­ëve ta zgjidhin, në mënyrë që mos të ngeleshin fare pa punë... Për mosmarrëve­shjet e tjera mbi datën e zgjedhjeve legjislati­ve dhe qeverinë teknike, siç u parashtrua dhe më sipër, sinqerisht vendi nuk ka nevojë për ndërmjetës të huaj.

 ??  ??
 ??  ?? David McAllister
David McAllister

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania