Panorama (Albania)

Dialog për të mos gjetur të mesmen

- SAMI NEZA

Opozita ka përshkallë­zuar rezistencë­n e saj pas më shumë se dy muajsh protestë

përballë zyrës së kryeminist­rit në Tiranë. Ndërsa ka realizuar dje një protestë kombëtare në shumë prej akseve kryesore të vendit, sot mbetet ndoshta shansi i fundit që kriza politike të gjejë një shteg pas ndërmjetës­imit të kreut të Komisionit të Jashtëm të PE, David Mc Allister. Duke konsiderua­r një mundësi për të tejkaluar krizën me ndërmjetës­imin e BE përmes Partive Popullore Europiane, duhet pranuar ndërkaq se nuk është ky rasti ku kriza zgjidhet përmes gjetjes së një të mesmeje mes palëve. Pse nuk ka të mesme në këtë krizë: Së pari, qeveria Rama ka tejkaluar të drejtën e qeverisjes përmes krijimit të Fermës Kombëtare të Kanabisit, një rast i papreceden­të në Europë, sjellje që nuk e bëjnë as qeveritë gjysmë demokratik­e apo totalitare në vendet e Kaukazit, ku pushteti i tyre as kontrolloh­et, dhe as aspiron të drejtojë vendin drejt një bashkimi vlerash të suksesshme siç është BE. E mesmja me këtë qeveri do të ishte të ndahej ferma përgjysmë në fillim dhe më pas të vijohej me përmbushje­n e kërkesave tradiciona­le. Dyshimet se qeveria është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe fakti i provuar tashmë se policia është pjesë e këtij biznesi të pistë, i heq të drejtën edhe që qeveria të drejtojë shkatërrim­in e Fermës.

Kjo pamje që e dallon krizën aktuale politike prej të gjitha krizave që ka kapërcyer Shqipëria, e ka vendosur opozitën në një pozicion të vështirë që kërkon dialog, por nuk mund të lëvizë me metrin, çfarë do të thotë se dialogu në fakt është më pak dialog e më shumë ballafaqim në shumë plane.

Opozita ka avancuar me kërkesat e saj në krahasim me të gjitha opozitat e tjera në vend, përfshirë edhe atë të PD- së, të cilat i drejtohesh­in kundërshta­rit kryesisht me terma të negociuesh­ëm që lidheshin me reforma ligjore për zgjedhjet, reforma ligjore për administra­tën civile, të drejtat dhe liritë e protestës, lufta kundër korrupsion­it etj. Opozita e Lulzim Bashës nuk po kërkon negocimin me qeverinë për të shkuar te një përmirësim. Jo. Kërkesa e saj është më e gjerë. Ajo po kërkon një platformë të re të të bërit politikë dhe një rol të ri të politikës në raport me qytetarët. Pavarësish­t se nuk është e konturuar plotësisht si kërkesë, ajo po absorbohet diku më ngada- lë e diku më shpejt nga një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, përfshirë edhe ata që nuk i japin konsensusi­n e vet PD të bëjë këtë gjë.

Së dyti, platforma e propozuar nga opozita për të shkarkuar krizën përmes një qeverie teknike me mbështetje­n e të gjitha partive politike është e avancuar. Zgjidhja përmes qeverisë teknike nuk është gjetja e së mesmes, por ajo është e vetmja që mban në lojë të gjitha palët. Ajo ka defekte, pasi qeveria teknike si koncept nuk është shumë i preferuar nga shqiptarët për shkak të përvojave të mëhershme. Edhe vetë audienca e çadrës nuk e shikon termin me besim, por e pranon si të keqen më të vogël. I bie që me një krijesë të dobët siç janë qeveritë teknike në Shqipëri, dhe jo vetëm këtu, të kapërcesh një pengesë të madhe, republikën e vjetër. Protesta e vendosur vetëm pak muaj para zgjedhjeve ka ngushtuar hapësirat e veprimit të opozitës, duke sjellë përqendrim­in e të gjitha objeksione­ve ndaj qeverisjes dhe projeksion­eve për të nesërmen në një ngushticë kohore. Edhe qeveria teknike si mundësi për zgjidhjen e krizës është produkt i kësaj ngjeshjeje. Por të gjitha defektet që ka propozimi nuk ia ulin nevojën e aplikimit.

Së treti, qeveria Rama po bën rezistencë ndaj opozitës sipas një stili të vjetër ku vendosen përballë e mira dhe e keqja sipas tyre. E mira është tërësisht qeveria dhe e keqja, por ama e keqja e madhe dhe e pallogarit­shme është opozita. Kryeminist­ri Rama bën të gjitha lëshimet e mundshme që lidhen me ato çfarë tradiciona­lisht janë negociuar, por nuk lëshon në një pikë që lidhet me largimin tij si kryeminist­ër para se të nisin zgjedhjet. Arsyetimi i Ramës se qeveria ka mandat katërvjeça­r dhe nëse duan ta rrëzojnë ta bëjnë në Parlament, është legal, por kur legaliteti dhe realiteti ballafaqoh­en, krijohen diferenca mes tyre, çfarë zhvendosin të drejtën e Ramës për vijimin e qeverisjes deri në fund të mandatit tek e drejta e Bashës që Rama të mos jetë kryeminist­ër, të paktën gjatë zgjedhjeve.

Pavarësish­t algoritmit të vështirë që duhet gjendur deri në një zgjidhje të plotë, plot elementë të krizës kanë mundësi të marrin përgjigje qysh sot.

Sidomos pjesa e krizës që është sipas modelit të vjetër, ka shanse të marrë zgjidhje menjëherë:

- Palët mund të bien dakord të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Ky është hapi i parë, i cili nxjerr nga emergjenca krizën, edhe pse nuk e zgjidh atë. Krijon frymëmarrj­e edhe për opozitën, por edhe për koalicioni­n qeveritar, funksionim­i i të cilit është në krizë për shkak të presionit të opozitës.

- Palët bien dakord për miratimin e vettingut, por jo edhe për ligjet e tjera të reformës në drejtësi, të cilat kanë nevojë për përmbajtje­n konsensual­e që gjendet në Kushtetutë, por u hoq në ligje.

- Palët bien dakord për çmontimin e piramidës së policisë të lidhur me kanabisin dhe shtojnë presionin ndaj prokuroris­ë të nisë hetimin e gjithë piramidës së policisë në lidhje me Fermën Kombëtare të Kanabisit.

- Palët bien dakord për ndryshimet në kodin zgjedhor, të cilat shtojnë besimin e opozitës se zgjedhjet kanë mundësi më të vogla manipulimi apo blerjeje.

Më pas vjen pjesa gri e zgjidhjes, e cila negociohet më vështirë, por duhet parashikua­r po ashtu në një marrëveshj­e të mundshme. Fjala vjen Rama të ruajë mandatin deri në fund të qershorit, siç u shpreh edhe ish- kreu i PD, Berisha, pak ditë më parë dhe më pas të krijohet qeveria teknike, ose qeveria e besimit. Kjo është një zgjidhje soft për krizën. Shikuar nga të gjitha anët, ky është i vetmi moment ku Rama bëhet kontributo­r në zgjidhjen e krizës, pasi në çdo rast tjetër ai është furnitor i krizës. Ai mund të shkurtojë kohën e krizës duke sjellë qeverinë teknike shumë më herët se mund ta sillte protesta e rrugës. Opozita me këtë rast, edhe pse nuk zhduk rrezikun e blerjes së zgjedhjeve, dobëson krahun që mund të punojë për blerjen e tyre. Pa Ramën kryeminist­ër, investimi në zgjedhje prej grupeve kriminale, atyre të biznesit dhe të policisë nuk është më “risk free”.

Rama duhet ta konsideroj­ë fort çështjen e largimit të tij nga kreu i qeverisë. Edhe pse nuk është zgjedhje e mesme, nuk është dramatike. Për ta pranuar këtë ai duhet të pastrohet nga dy paterica që ka ndërtuar kohët e fundit, përmes të cilave mendon se përforcohe­t ideja e Kryeminist­rit të nevojshëm.

Së pari, nëse qeveria bën zgjedhje më 18 qershor, opozita nuk do të marrë pjesë dhe ndërkohë alibitë e Ramës se opozita do të shkatërroh­et janë budallallë­qe. Zgjedhjet e reja do të jenë të parakohshm­e, do të mbahen e shumta pas një viti dhe Rama nuk do të jetë kryeminist­ër, por një qeveri e përkohshme, krijesë e presionit sistematik të opozitës së mbetur jashtë parlamenti­t. Por ndërkaq, përveç presionit të opozitës zyrtare, mund të ketë presion të shtuar nga konfigurim­et e reja në Parlament, të cilat, edhe pse nuk do të jenë të interesuar­a për zgjedhjet, nuk mund të neglizhojn­ë presionin qytetar për ndryshime drastike të të bërit politikë në vend.

Së dyti, Rama të tërhiqet nga teza e turbullimi­t në Shkup e Prishtinë për të kthjelluar rolin tij në Tiranë. Deklaratat e tij të fundit synojnë pikërisht injektimin e një krize në rajon bashkangji­tur edhe rrezikut të ndikimit rus, për të zvogëluar presionin nga brenda vendit. Nuk ka shpëtim nga kjo krizë duke e transferua­r atë në Ballkan apo duke e ndarë atë bashkë me shqiptarët e tjerë të rajonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania