Panorama (Albania)

Ahmetaj: Pse e ulim në 6% TVSH- në për turizmin

Ministri lajmëron pagën minimale 24 mijë lekë për privatin

-

Të gjitha hotelet, bujtinat, motelet dhe resortet do të jenë përfituese nga ulja e TVSH-së së turizmit në 6 për qind, nga 20 për qind që aplikohet sot.

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ligjin për uljen e TVSH-së në sektorin e turizmit, i cili vitet e fundit është kthyer në sektorët prioritarë të punësimit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se ulja e TVSH- së së turizmit përmbush një nga kërkesat e vazhdueshm­e të sektorit, por edhe një premtim të programit elektoral të Partisë Socialiste. Ministri Ahmetaj shpjegoi se ndryshimet u mundësuan pas lënies pas së krizës, konsolidim­it të rritjes ekonomike e uljes së borxhit. “Ndryshimet nuk janë procedural­e, apo fiskale, por një premtim i mbajtur i qeverisë ‘ Rama’, i bërë që kur ne kemi qenë në opozitë. U bë i mundur 3 vite e gjysmë pasi ne lamë pas krizën financiare, buxhetore dhe ekonomike, pasi kemi vënë në kontroll të plotë deficitin buxhetor. Për herë të parë pas 10 vjetësh kemi filluar të ulim borxhin, pas gati 8 vitesh vetëm rënie ekonomike, kemi arritur që të kemi një trajektore të konsolidua­r të rritjes ekonomike me 3,5 për qind dhe presim që këtë vit të jetë 3,7 për qind”, u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave tha se përfitues do të jenë të gjitha strukturat akomoduese. Sipas ministrit të Financave, ulja e TVSH- së në turizëm do të nxisë formalizim­in e sektorit dhe rritjen e investimev­e. “Ne kemi vendosur të aplikojmë një normë të reduktuar 6 për qind për strukturat akomoduese, duke përfshirë bujtinat, fjetinat, kampingjet, hotelet, motelet, resortet dhe qendrat kurative breakfast. Aplikimi i normës së reduktuar do t’i japë një dorë shumë të rëndësishm­e formalizim­it, në mënyrë që turizmi, ashtu siç jep kontribut në ekonomi, të japë në të njëjtën mënyrë kontribut në buxhetin e shtetit. Ulja e TVSH- së në 6 për qind jam i bindur se do të sjellë ndikim pozitiv tek investimet e investitor­ëve. Po ashtu, ulja e TVSH- së në 6 për qind do të tërheqë një numër të madh turistësh dhe ta kthejë turizmin akoma dhe më shumë në një kontribuue­s të rëndësishë­m të zhvillimit ekonomik”, u shpreh ministri Ahmetaj. Pas ap- likimit të taksës në 6 për qind ministri paralajmër­oi nisjen e fushatës formalizue­se për sektorin e turizmit. “Pas kalimit të ligjit, do të kalojmë në një fushatë formalizim­i të sektorit të turizmit, dhe besoj se do të shoqërohet me një regjistrim të detajuar të shtretërve në republikën e Shqipërisë. Besoj se do të përmirësoj­më edhe regjistrim­in e vizitorëve në të gjitha strukturat akomoduese dhe jam i bindur se rezultati do të jetë pozitiv në të gjitha aspektet”, tha Ahmetaj. PAGA MINIMALE Paga minimale në sektorin privat për efekt të llogaritje­s së kontributi­t të sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re do të jetë 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është sot. Dy ministritë përgjegjës­e i kanë dorëzuar qeverisë për miratim projektven­dimin. Lajmi u konfirmua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se për vendimin është arritur edhe dakordësia me FMN- në dhe biznesin. “Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Mirëqenies ka dërguar në Këshillin e Ministrave projektven­dimin për rritjen e pagës minimale të detyrueshm­e, nga 22 mijë lekë në 24 mijë lekë. Këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin e 24 mijë lekëve. Ky vendim është konsultuar gjatë me sipërmarrj­en me shoqatat e punëmarrës­ve dhe punëdhë- nësve dhe me Fondin Monetar Ndërkombët­ar. Ministria e Financave ka bërë një analizë të detajuar se çfarë efekti do të ketë rritja e pagës minimale te konkurrues­hmëria dhe reflektime­t e asaj analize na kanë bërë të kalojmë në nivelin e 24 mijë lekëve”, u shpreh ministri.

 ??  ?? Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania